Pazari i Dimrit në sheshin “Gjergj Kastrioti Sënderbeu”, Tuz – 20 dhjetor 2025 – 2 janar 2026
Komuna e Tuzit ka publikuar programin zyrtar muzikor për festat e fundvitit, i cili do të zhvillohet gjatë gjithë muajit dhjetor 2025 dhe në fillim të janarit 2026. Aktivitetet festive synojnë të krijojnë një atmosferë festive për qytetarët dhe vizitorët, duke sjellë emra të njohur të muzikës shqiptare dhe rajonale.
Programi përfshin koncerte dhe mbrëmje argëtuese me banda dhe artistë të njohur si NRG Band, Grupi Burn & Eliza Marku, Ermal Fejzullahu, Tomas Kalaj, Manjola Nallbani, Kastriot Tusha, Fifi, Arilena Ara, Simply The Band, Ledri Vula, Xhensila Myrtezaj, Redon Makashi, Gold AG, Toni Ukaj, si dhe netë të veçanta me DJ Toma & DJ Martini.
Festimet kulmojnë në natën e Vitit të Ri, më 31 dhjetor 2025, me një koncert festiv, ndërsa aktivitetet vazhdojnë edhe në ditët e para të janarit 2026.
Sipas organizatorëve, Komunës së Tuzit, ky program ka për qëllim promovimin e kulturës muzikore, gjallërimin e jetës sociale dhe krijimin e një ambienti festiv për të gjitha moshat gjatë festave të dhjetorit.
/MALESIA.ORG/





