Bashkimi Evropian pritet të heqë masat ndaj Kosovës deri në fund të muajit të ardhshëm, bëjnë të ditur burime diplomatike në Bruksel. Ky hap vjen pas vlerësimeve se institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë veprime konkrete për uljen e tensioneve dhe përmbushjen e kërkesave të vendosura nga BE-ja.
Sipas burimeve, vendimi përfundimtar do të merret pas konsultimeve mes shteteve anëtare, ndërsa theksohet se procesi është i lidhur me vazhdimin e dialogut dhe respektimin e marrëveshjeve ekzistuese.
Masat e BE-së ndaj Kosovës ishin vendosur si reagim ndaj situatës së tensionuar në veri të vendit, duke ndikuar në vonimin e disa projekteve dhe fondeve evropiane. Heqja e tyre do të mundësonte rifillimin e bashkëpunimit të plotë dhe përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
/MALESIA.ORG/



