Andrea Berishaj, sportistja e talentuar nga Malësia, ka arritur një sukses historik duke u shpallur sportistja më e mirë në Mal të Zi për vitin 2025.
Tekvondoistja nga Malësia u dallua gjatë këtij viti me rezultate të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, duke u radhitur ndër emrat më të spikatur të sportit evropian dhe botëror.
🔹 Arritjet kryesore të Andrea Berishajt në vitin 2025:
- 🥉 Medalje bronzi në Kampionatin Evropian të seniorëve
- 🥉 Medalje bronzi në Kampionatin Botëror U21
- 🥉 Medalje bronzi në Kampionatin Evropian U21
Këto rezultate madhore e bënë Andrenë fituese të çmimit prestigjioz “Sportistja e Vitit”, duke lënë pas konkurrencë të fortë nga sportistë të disiplinave të ndryshme.
/MALESIA.ORG/



