U hap zyrtarisht rruga që lidh Hotin me Grudën – Investim i përbashkët i Komunës së Tuzit dhe mërgatës
Sot është inauguruar zyrtarisht rruga e re që lidh Hotin me Grudën, një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në këtë zonë.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, Kryetari i Kuvendit të Komunës, Fadil Kajoshaj, bashkatdhetarët nga mërgata Mark Ivezaj dhe Nikollas Sinishtaj, si dhe Kryetari i Bashkësisë Lokale Kshevë, Lindon Sinishtaj.
Projekti, me një vlerë totale prej mbi 730,000 eurosh, u realizua falë bashkëpunimit mes Komunës dhe mërgatës.
Komuna e Tuzit financoi mbi 550,000 euro për asfaltimin e rrugës, ndërsa diaspora kontribuoi rreth 180,000 euro për hapjen dhe përgatitjen e terrenit.
/MALESIA.ORG/




