Në seancën e sotme të Qeverisë së Malit të Zi, u emërua Samir Orahovac nga Tuzi në pozitën e Drejtorit të Agjencionit për Siguri Kibernetike.
Orahovac shkollimin e mesëm e ka përfunduar në Tuz, ndërsa studimet universitare dhe specializimin i ka përmbyllur me sukses në Universitetin e Malit të Zi, në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.
Ai ka shumë vite përvojë në administratën shtetërore në fushën e ICT, ndërsa vitet e fundit është dalluar si ekspert i sigurisë kibernetike. Orahovac ka marrë pjesë në panele, seminare dhe ushtrime brenda dhe jashtë vendit, duke fituar përvoja dhe certifikata të rëndësishme në fushën e sigurisë kibernetike.
Malesia.org



