Sot festojmë ditën që bashkon të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen. 28 Nëntori është krenari, histori dhe identitet – dita kur u ngrit flamuri ynë kombëtar dhe u shpall Pavarësia e Shqipërisë.
Më 28 Nëntor 1443, në Krujë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti flamurin kuqezi, duke rikthyer simbolin e lirisë shqiptare.
Ndërsa më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë.
Urime Ditën e Flamurit gjithë shqiptarëve kudo gjinden, në çdo cep të botës!
/MALESIA.ORG/


