Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, është ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga mediat shqiptare dhe burime pranë familjes së tij. Ngjarja ka ndodhur në Bologna të Italisë, ku këngëtari po qëndronte prej disa ditësh. Sipas të dhënave të para, Kasapi ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, ndërkohë që nuk raportohet të ketë pasur probleme të mëparshme serioze shëndetësore.
Vdekja e tij e papritur ka shkaktuar tronditje të madhe në publikun shqiptar dhe komunitetin artistik. Kolegë të shumtë të skenës muzikore kanë shprehur ngushëllimet e tyre, duke e vlerësuar Shpat Kasapin si një artist të dashur, me karrierë më shumë se dydekadëshe dhe një prej zërave më të njohur të muzikës moderne shqiptare.



