Tekvondoistja nga Malësia Andrea Berishaj ka fituar medalje bronzi në Kampionatin Evropian për seniorë.
Berishaj garoi në kategorinë deri në 67 kilogramë. Ajo ishte e lirë në gjiron e parë, ndërsa në të dytin mposhti përfaqësuesen e Serbisë, Tijana Nikolic. Në ndeshjen tjeter, Berishaj fitoi ndaj garueses franceze Chloe Blitek, duke siguruar kështu kalimin në gjysmëfinale dhe medaljen e bronztë.
Në duelin për finale, ajo humbi nga norvegjezja Nilsen Romund, në një përballje të fortë dhe të balancuar deri në fund.
Me këtë sukses, Andrea Berishaj e forcon pozitën e saj si një nga sportistet më premtuese në skenën evropiane të tekovondosë.
MALESIA.ORG



