Ministri i Administratës Publike, z. Marash Dukaj, pati një takim të shkurtër dhe të përzemërt me Atin e Shenjtë, Papën Leon XIV, gjatë audiencës në Vatikan, kumtuan nga Qeveria e Malit të zi
Ministri Dukaj i shprehu mirënjohjen Papës për kontributin e tij në ruajtjen e stabilitetit global dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Në bisedë, ai shprehu kënaqësinë për aktivitetet e deritanishme në procesin e ngritjes së Nunciaturës Apostolike rezidente në Podgoricë dhe konfirmoi përkushtimin e Qeverisë së Malit të Zi që ky proces të finalizohet me sukses sa më shpejt të jetë e mundur.
Ai veçoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Malit të Zi dhe Selisë së Shenjtë, me gatishmëri të ndërsjellë që bashkëpunimi të vazhdojë përmes projekteve të rëndësishme për zhvillimin shoqëror dhe institucional.
Albert Camaj



