Fondacioni “Dom Simon Filipaj” nga Nju Jorku (ShBA) ka shpërndarë këtë vit gjithsej 42,000 dollarëpër të ndihmuar familjet nevojtare dhe studentët shqiptarë në vendlindje.
Sipas udhëheqësisë së fondacionit, 40 familje dhe individë në nevojë kanë përfituar ndihma financiare, ndërsa janë ndarë bursa për 25 studentë që ndjekin studimet e larta në universitete të ndryshme.
Në njoftim thuhet se donatorët, të cilët prej 20 vitesh mbështesin këtë mision humanitar, kanë qenë gjithmonë pranë vendlindjes, duke mos harruar asnjëherë ata që kanë nevojë më së shumti.
Fondacioni ka bërë të ditur se fushata për mbledhjen e fondeve vazhdon, duke ftuar të gjithë të kontribuojnë sipas mundësive.
/MALESIA.ORG/


