Ekipi nga Malësia, KF Deçiqi, është kthyer te fitorja pas dy ndeshjeve pa triumf, duke mposhtur skuadrën e Jezeros me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Vuk Strikoviq, në minutën e 92-të, pas një krosimi të saktë nga talenti i ri Mark Gjokaj. Me këtë gol të vonë, Deçiqi siguroi tri pikë të vlefshme para tifozëve të vet në Arena Besa në Tuz.
Pas kësaj fitoreje, Deçiqi ka ngushtuar diferencën me Sutjeskën, duke mbetur vetëm tre pikë prapa liderit të kampionatit.
/MALESIA.ORG/
https://www.facebook.com/share/v/1A9QoB59DZ/?mibextid=wwXIfr



