• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Forumi Shqiptar kërkon përfaqësim të garantuar për shqiptarët në Kuvendin e Malit të Zi

5 Nëntor, 2025
in Lajme, Headline
Forumi Shqiptar kërkon përfaqësim të garantuar për shqiptarët në Kuvendin e Malit të Zi

Screenshot

Share on FacebookShare on Twitter

Forumi Shqiptar ka dërguar një letër të gjithë ambasadorëve të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, Delegacionit të BE-së në Mal të Zi, si dhe ambasadorëve të vendeve partnere, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Shqipërisë dhe Kosovës, duke kërkuar sigurimin e përfaqësimit adekuat dhe të qëndrueshëm politik për komunitetet pakicë, veçanërisht për komunitetin shqiptar.

Kryetari i Forumit Shqiptar, Gjeloshaj, thekson se shqiptarët në Mal të Zi përbëjnë një pakicë autoktone dhe të vetme jo-sllave, që ka kontribuar shekuj me radhë në zhvillimin dhe identitetin e vendit. Megjithatë, përfaqësimi i tyre politik vazhdon të varet nga pragjet e përziera zgjedhore dhe fragmentimi i votave, pa asnjë garanci kushtetuese ose ligjore, gjë që nuk është në përputhje me standardet evropiane dhe krijon paqëndrueshmëri politike.

Në letrën e tij, Gjeloshaj përmend shembuj nga shtetet evropiane për të ilustruar praktikat e mbrojtjes së të drejtave të pakicave. Në Slloveni, minoritetet italiane dhe hungareze, që së bashku përbëjnë më pak se 0.5% të popullsisë, kanë nga një deputet të garantuar dhe të drejtën e vetos mbi ligjet që prekin të drejtat e tyre. Në Kroaci, minoriteti serb ka tre mandate të garantuara, ndërsa minoritetet e tjera kanë gjithsej pesë mandate të sigurta.

Gjeloshaj thekson se shqiptarët në Mal të Zi përbëjnë rreth 5% të popullsisë, dhjetë herë më shumë se minoritetet italiane dhe hungareze së bashku në Slloveni dhe megjithatë nuk kanë asnjë mandat të garantuar në Kuvend. Ai propozon që përmes ndryshimeve në ligjin zgjedhor të sigurohen të paktën katër mandate të garantuara për komunitetin shqiptar, si dhe e drejta e vetos për shumicën e deputetëve shqiptarë mbi ligjet dhe aktet që prekin drejtpërdrejt të drejtat dhe liritë e pakicave.

“Ky nuk është çështje privilegjesh, por standardesh evropiane. Përfaqësimi i garantuar dhe mekanizmat mbrojtës janë thelbësorë për forcimin e besimit të komuniteteve pakicë te institucionet, ruajtjen e karakterit multietnik të Malit të Zi dhe për të treguar gatishmërinë e vendit për të zbatuar në praktikë vlerat dhe rekomandimet evropiane”, thuhet në letrën e Forumit Shqiptar.

Në fund, Forumi Shqiptar i bën thirrje Komisionit për Reformën e Përgjithshme Zgjedhore të Kuvendit të Malit të Zi që të marrë në konsideratë këtë kërkesë dhe të sigurojë përmes ndryshimeve ligjore një përfaqësim të drejtë dhe adekuat për shqiptarët. “Vetëm një Mali i Zi ku të gjithë popujt dhe komunitetet janë të sigurt dhe të barabartë në përfaqësim mund të jetë një anëtar i qëndrueshëm i Bashkimit Evropian”, përfundon letra e Forumit Shqiptar.

Malesia.org

Tags: Koalicioni "Forumi Shqiptar"Nik Gjeloshaj
Previous Post

Kurti propozoi Glauk Konjufcën për mandatar të ri për kryeministër të Kosovës.

Next Post

Kur kreu i shtetit dekoron kryedjallin

Next Post
Kur kreu i shtetit dekoron kryedjallin

Kur kreu i shtetit dekoron kryedjallin

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org