KF Deçiqi nga Malësia Tuzi po vazhdon shkëlqimin në Ligën e Parë të Malit të Zi.
Në xhiron e 11-të të kampionatit, Deçiqi arriti një fitore të rëndësishme dhe dramatike ndaj Jedinstvo Franca, me rezultat minimal 1:0, falë një goli të shënuar në minutat shtesë të ndeshjes. Golin e shënoi 18-vjeçari Kajoshaj i cili debutoi për ekipin e seniorëve.
Me këtë triumf, Deçiqi merr kryesimin e tabelës, duke u konfirmuar si pretendent serioz për titullin kampion.
/MALESIA.ORG/