• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 2 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Komuna e Tuzit lëshoi vendim për ndalimin e punimeve pa leje në SHPK “Deponia”

19 Shtator, 2025
in Lajme, Headline
Komuna e Tuzit lëshoi vendim për ndalimin e punimeve pa leje në SHPK “Deponia”
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Tuzit, z. Lindon Gjelaj, njofton opinionin publik se inspektorati komunal ka kryer sot një kontroll në vendin e deponisë së menaxhuar nga SHPK “Deponia”, ku është konstatuar nisja e punimeve ndërtimore pa leje për ndërtimin e kades sanitare nr. 5.

Gjatë inspektimit, u evidentua se në terren ishin duke u zhvilluar gërmime, nivelime dhe heqja e shtresës sipërfaqësore, të shoqëruara me mjete ndërtimi ( dy eskavatorë), ndërkohë që kantieri nuk ishte i shënuar sipas dispozitave ligjore dhe nuk kishte tabelë informuese mbi investitorin, kontraktorin apo lejen ndërtimore.

Përfaqësuesit e SHPK “Deponia” pranuan se nuk posedojnë leje ndërtimi për këto punime. Si rrjedhojë, në bazë të nenit 138 të Ligjit për ndërtimin e objekteve, inspektori komunal lëshoi vendim për ndalimin e menjëhershëm të punimeve.

“Kjo është një dëshmi e qartë e vendosmërisë sonë për të zbatuar ligjin dhe për të parandaluar çdo ndërtim ilegal në territorin e Komunës së Tuzit. Jemi veçanërisht të kujdesshëm ndaj projekteve që mund të kenë ndikim të madh në mjedis dhe në shëndetin e qytetarëve tanë”, deklaroi Gjelaj.

Komuna e Tuzit do të vazhdojë të zbatojë me vendosmëri ligjin dhe të parandalojë çdo ndërtim ilegal në territorin e saj, veçanërisht kur bëhet fjalë për projekte që mund të kenë ndikim të rëndësishëm në mjedis dhe shëndetin e qytetarëve, theksoi Gjelaj.

Malesia.org

 

 

Previous Post

KKSh – Shpërndahen mjetet mësimore për shkollat shqipe në Mal të Zi

Next Post

Edhe Ushtria e Malit të Zi në paradën e Vuçiqit

Next Post
Edhe Ushtria e Malit të Zi në paradën e Vuçiqit

Edhe Ushtria e Malit të Zi në paradën e Vuçiqit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org