Kryetari i Komisionit për demarkacionin mes Kryeqytetit dhe Komunës së Tuzit, Naim Gjokaj, ka paralajmëruar nisjen e procesit të arbitrazhit nëse Podgorica nuk shprehet së shpejti lidhur me propozimin e Tuzit për ndarjen e 15 përqind të pasurisë. Ai ka theksuar se procesi i demarkacionit është zvarritur prej kohësh dhe se Kryeqyteti duhet të marrë përgjegjësi institucionale për të zgjidhur këtë çështje të hapur.
Ne, nëse nuk marrim përgjigje nga vetëqeverisjet sipas të gjitha procedurave, do ta njoftojmë Qeverinë dhe ajo do të marrë vendim për arbitrazh. Në këtë mënyrë të gjithë anëtarët e Qeverisë do të jenë të njohur me rrjedhën e procesit, tha Gjokaj.
Kërkoj përgjegjësi institucionale nga Kryeqyteti lidhur me çështjen e demarkacionit të Podgoricës me Komunën e Tuzit, dhe nëse së shpejti nuk marrim përgjigje prej tyre nëse u është e pranueshme ndarja e pasurisë në vlerë prej 15 përqind, do të nisim procesin e arbitrazhit, deklaroi Gjokaj.
Në pyetjen e gazetës “Dan” se çfarë afati i japin Kryeqytetit për t’u deklaruar, Gjokaj tha se nuk kanë një afat të përcaktuar, por se nuk do të presin gjatë.
“Ne, nëse nuk marrim përgjigje nga vetëqeverisja sipas të gjitha procedurave, do ta njoftojmë Qeverinë dhe ajo do të marrë vendim për arbitrazh. Në këtë mënyrë të gjithë anëtarët e Qeverisë do të jenë të njohur me rrjedhën e procesit. Afate nuk ka që do t’ua japim, por nuk do të presim gjatë, sepse procesi veçse është zgjatur shumë. Nëse është e nevojshme, Kryeqytetit do t’i dërgoj sërish shkresë”, tha Gjokaj.
Ai theksoi se procesi ka zgjatur shumë dhe se qëllimi i tij, kur u zgjodh kryetar i komisionit, ishte që gjithçka të kryhej në mënyrë sa më efikase dhe më cilësore, në kënaqësinë e të gjitha palëve.
“Fillimisht nisëm të përfundojmë procesin me Tuzin. Komisioni ka pasur disa mbledhje. Problematika më e madhe është ndarja e pasurisë. U përpoqa t’i mbledh ata që të bisedojnë për ndarjen e pasurisë. Në mbledhjen e parë nuk pati kërkesa konkrete. Në mbledhjen e dytë kërkova kërkesat e të dyja palëve. Komuna e Tuzit i dorëzoi kërkesat e veta dhe kërkoi, sipas formulës së vet, 15 përqind të pasurisë së Kryeqytetit. Kryeqytetit i dhashë afat, por as sot nuk janë përgjigjur. U kam dërguar shkresa që palët ta kuptojnë seriozisht procesin”, tha Gjokaj.
Gjokaj konsideron se të gjitha protestat në Tuz dhe Zetë janë pikërisht për shkak se procesi i demarkacionit nuk është përfunduar.
“Kërkoj përgjegjësi institucionale nga Kryeqyteti. Hapi më i rëndësishëm është të arrihet te ndarja e pasurisë”, theksoi Gjokaj.
Malesia.org