• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 2 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Kryetari Gjelaj: Prona e deponisë i takon Tuzit, Komuna e Tuzit nuk ka falur, e as ka shitur asnjë pëllëmbë tokë

11 Shtator, 2025
in Lajme, Headline
Kryetari Gjelaj: Prona e deponisë i takon Tuzit, Komuna e Tuzit nuk ka falur, e as ka shitur asnjë pëllëmbë tokë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, ka reaguar ndaj pretendimeve për ndërtim të paligjshëm në territorin e Malësisë, duke theksuar se pasuria e paluajtshme ku ndodhet projekti i deponisë sanitare me qendër riciklimi është pronë e Tuzit.

Ai kujtoi se, sipas vendimit të Kuvendit të Komunës të miratuar në dhjetor 2021, sh.p.k. “Deponia” në Podgoricë është vetëm përdoruese e përkohshme e kësaj prone dhe nuk ka të drejtë të ndërtojë pa lejen e Komunës së Tuzit.

“Komuna e Tuzit nuk ka falur, e as ka shitur asnjë pëllëmbë tokë, siç po manipulohet nga ata që deponinë e kanë sjellë në Malësi. Çdo ndërtim i kryer pa lejen e komunës sonë përbën uzurpim të paligjshëm dhe të dhunshëm të territorit, dhe objekte të tilla do të hiqen menjëherë,” – theksoi Gjelaj.

Ai shtoi se Komuna e Tuzit nuk do të tolerojë punime të paligjshme, duke paralajmëruar se ligji do të zbatohet deri në fund, pa kompromis dhe pa përjashtim.

“Askush nuk do të lejohet të imponojë zgjidhje me forcë, e as të rrezikojë shëndetin dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Dhuna ndaj Malësisë nuk do të kalojë,” u shpreh kryetari Gjelaj.

Deklarata e plotë:


Si Kryetar i Komunës së Tuzit dua t’i rikujtoj opinionit publik dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse se, me anë të Vendimit për rregullimin e përkohshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kryeqytetit dhe Komunës së Tuzit, deri në shpërndarjen përfundimtare të pasurisë për krijimin e kushteve të funksionimit të Komunës së Tuzit, të miratuar nga Kuvendi i Komunës në dhjetor të vitit 2021, në nenin 7 përcaktohet qartë se:

• Pasuritë e paluajtshme të përfshira në projektin urbanistik „Deponia sanitare me qendër riciklimi“ ndodhen në territorin e Tuzit.

• Këtyre pasurive, deri në shpërndarjen përfundimtare të pronës, u menaxhon përkohësisht sh.p.k. Deponia Podgoricë.

• Ky menaxhim i përkohshëm nuk i jep të drejtë askujt të ndërtojë apo të veprojë pa pëlqimin dhe lejen e Komunës së Tuzit.

Pra, sipas këtij neni, sh.p.k. Deponia është vetëm përdoruese e përkohshme – gjë që vetë e ka nënshkruar – dhe kjo nënkupton qartë se prona është e Tuzit.

Gjithashtu, shërbimet e deponimit të mbeturinave për Komunën e Tuzit kryhen pa pagesë deri në momentin kur prona do të kalojë në posedim të komunës sonë. Ky është obligim ligjor dhe nuk mund të anashkalohet.

Prandaj, dua të sqaroj se Komuna e Tuzit nuk ka falur, e as ka shitur asnjë pëllëmbë tokë, siç po manipulohet nga ata që deponinë e kanë sjellë në Malësi.

Kujtoj gjithashtu se Kuvendi i Komunës së Tuzit e ka shfuqizuar projektin urbanistik për lokacionin e deponisë „Livade“, gjë që do të thotë se vetëm Komuna e Tuzit është kompetente për dhënien e kushteve urbanistiko-teknike dhe të lejeve të ndërtimit në këtë territor.

Komuna e Tuzit nuk ka lëshuar dhe as nuk do të lëshojë kushte urbanistiko-teknike apo leje ndërtimi për të ashtuquajturën „kada sanitare 5“ në lokacionin e deponisë „Livade“. Çdo ndërtim i kryer pa lejen e komunës sonë përbën uzurpim të paligjshëm dhe të dhunshëm të territorit, dhe objekte të tilla do të hiqen menjëherë.

Punimet e paligjshme në Komunën e Tuzit nuk do të tolerohen. Çdo aktivitet i tillë do të parandalohet dhe sanksionohet.

Ligji do të zbatohet deri në fund, pa asnjë kompromis dhe pa përjashtim.

Askush nuk do të lejohet të imponojë zgjidhje me forcë, e as të rrezikojë shëndetin dhe dinjitetin e qytetarëve tanë.

Dhuna ndaj Malësisë nuk do të kalojë.

         Lindon Gjelaj
 Kryetar i Komunës së Tuzit

Tags: Komuna e TuzitLindon GjelajDeponia
Previous Post

Ministria e Arsimit kundër ndryshimit të emrit të gjimnazit “25 Maji” në Tuz

Next Post

Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale

Next Post
Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale

Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org