• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 10 Gusht, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

Drejtori i QKI “Malësia”, Vasel Berishaj, pensionohet pas një karriere të gjatë

Gjatë mandatit të tij, në QKI “Malësia” u arrit një ngritje e dukshme e nivelit të këtij institucioni kulturor duke filluar nga organizimi i brendshëm dhe infrastruktura, deri te pasurimi i kalendarit kulturor.

29 Korrik, 2025
in Kulturë, Headline
Drejtori i QKI “Malësia”, Vasel Berishaj, pensionohet pas një karriere të gjatë
Share on FacebookShare on Twitter

Tuz – Qendra e Kulturës dhe Informimit “Malësia” në Tuz ka shprehur mirënjohje dhe respekt të veçantë për kontributin e çmuar të drejtorit të saj, z. Vasel Berishaj, i cili sot, më 29 korrik 2025, del në pension.

Në një njoftim zyrtar të institucionit theksohet se Berishaj ka lënë gjurmë të pashlyeshme gjatë viteve të drejtimit, duke dhënë një kontribut të madh në zhvillimin kulturor dhe organizimin e aktiviteteve të shumta që kanë pasuruar jetën kulturore të Malësisë.

“Shprehim falënderimin tonë të thellë për bashkëpunimin e sinqertë dhe profesional gjatë gjithë këtyre viteve. Në emër të të gjithë të punësuarve në QKI ‘Malësia’ – ju faleminderit për çdo këshillë, vendim dhe përpjekje që keni dhënë me zemër për këtë institucion”, thuhet në reagimin e QKI “Malësia”.

Berishaj për vite me radhë ka qenë një figurë kyçe në organizimin e aktiviteteve kulturore dhe ruajtjen e trashëgimisë shqiptare në Malësi.

Gjatë mandatit të tij, në QKI “Malësia” u arrit një ngritje e dukshme e nivelit të këtij institucioni kulturor duke filluar nga organizimi i brendshëm dhe infrastruktura, deri te pasurimi i kalendarit kulturor. U rrit numri i aktiviteteve dhe bashkëpunimeve me artistë, studiues e institucione brenda dhe jashtë vendit, ndërsa qendra u bë një pikë referimi për promovimin e kulturës, historisë dhe traditës së Malësisë.

/MALESIA.ORG/

Tags: QKI ”Malësia” TuzVasel Berishaj
Previous Post

Arben Nikprelaj bashkohet me KF Deçiq

Next Post

Serbia zhvillon stërvitje të përbashkëta ushtarake me Kinën, pavarësisht paralajmërimeve të BE-së dhe SHBA-së

Next Post
Serbia zhvillon stërvitje të përbashkëta ushtarake me Kinën, pavarësisht paralajmërimeve të BE-së dhe SHBA-së

Serbia zhvillon stërvitje të përbashkëta ushtarake me Kinën, pavarësisht paralajmërimeve të BE-së dhe SHBA-së

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org