Garuesi nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është diskualifikuar nga një garë tradicionale kërcimesh në ujë të mbajtur dje në “Urën e Vezirovit” në Podgoricë, pas gjestit simbolik të shqiponjës.
Ky gjest i cili është shprehje e identitetit kombëtar shqiptar, është interpretuar si provokues nga organizatorët dhe publiku.
Goqi, i njohur në Kosovë për kërcimet nga lartësia dhe me origjinë nga Gjakova, kishte bërë simbolin e shqiponjës dykrenare para kërcimit të tij, një gjest i zakonshëm mes sportistëve shqiptarë për të shprehur identitetin kombëtar.
Ky veprim u shoqërua me fishkëllima nga publiku, ndërsa më pas juria vendosi diskualifikimin e tij, pasi organizatorët e kanë konsideruar këtë gjest si “shkelje të rregullave të manifestimit”.
Mediat malazeze raportuan se Evald Krniq nga Tuzi, fituesi i garës, ishte iniciator i diskualifikimit të Goqit.
“Menjëherë kam ndërhyrë te juria profesionale, e cila mori vendimin për përjashtimin e tij. Ai më pas mori edhe ndalesë për pjesëmarrje në gara të këtij lloji në Podgoricë”, ka thënë ai për mediat malazeze.
Është ky një veprim i tyrpshem nga organizatori dhe aq më shumë i garuesit nga Tuzi, Evald Krniq.
/MALESIA.ORG/