KF Deçiqi është kualifikuar për raundin e dytë të kualifikimeve në UEFA Conference League, ku do të përballet me gjigantin austriak Rapid Wien, një emër i njohur në arenën evropiane.
Pas fitores 2:0 në ndeshjen e parë në stadiumin “Besa” në Tuz, Deçiqi u mposht sonte në ndeshjen e kthimit në Shkup nga Sileksi me rezultatin 2:1, por arriti të kualifikohet falë epërsisë së përgjithshme 3:2.
Ndeshja nisi në mënyrë të mirë për Deçiqin me golin e Strikoviq e avantazhit që në minutën e 2-të. Megjithatë, skuadra vendase arriti të përmbysë rezultatin me golat e Aliqit (28’) dhe Hrvanoviqit (80’), duke i dhënë ndeshjes një fund dramatik dhe plot tension.
Me këtë sukses të rëndësishëm, Deçiqi siguron një sfidë prestigjioze ndaj Rapid Wien. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 25 korrik, ndërsa takimi i kthimit më 31 korrik në Vjenë.
Ky kualifikim përfaqëson një tjetër hap historik për klubin nga Malësia dhe një mundësi e artë për të treguar veten kundër një kundërshtari me përvojë të madhe në kompeticionet evropiane.
/MALESIA.ORG/