KF Deçiqi e ka regjistruar një fitore të madhe ndaj ekipit maqedonas Sileks, me rezultat të pastër 2:0, në ndeshjen e parë të rundit të parë kualifikues të UEFA Conference League. Kjo ndeshje u zhvillua në Tuz, në stadiumin “BESA”, i cili për herë të parë mikpriti një përballje zyrtare ndërkombëtare.
Golin e parë e realizoi Andrej Bajoviq në minutën e 40-të, ndërsa epërsinë e dyfishoi senegalezi Ibrahima Ndiaye në pjesën e dytë, duke vulosur fitoren e merituar të skuadrës vendase.
Kjo fitore i jep avantazh të rëndësishëm Deçiqit përpara ndeshjes së kthimit që do të luhet më 17 korrik në Maqedoni.