Më 10 korrik 2025, në ora 22:00, në Sheshin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Tuz, do të mbahet një koncert madhështor i artistit tonë të mirënjohur në nivelin mbarëkombëtar, Nikollë Nikprelaj, me rastin e 50-vjetorit të karrierës së tij muzikore.
Mbrëmja festive organizohet nga Komuna e Tuzit dhe pritet të mbledhë dashamirë të muzikës nga e gjithë Malësia e më gjerë, për të nderuar një prej zërave më përfaqësues të skenës sonë muzikore.
Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij shumëvjeçar, Kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, z. Fadil Kajoshaj, ka propozuar që Nikollë Nikprelaj të shpallet “Qytetar Nderi i Komunës së Tuzit”.
/MALESIA.ORG/