• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 27 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Përfaqësuesit politikë shqiptarë dhe heshtja që flet

Veprimi dhe komunikimi politik i përfaqësuesve të partive shqiptare në Malin e Zi, në shikim të parë duket parimor dhe besnik me opinionin dhe me zgjedhësit e vet, por në fakt është tepër i rrejshëm dhe abstrakt dhe pa ndonjë interes kombëtar dhe jetik për të ardhmën.

25 Qershor, 2025
in Opinione/Editoriale, Headline
Përfaqësuesit politikë shqiptarë dhe heshtja që flet
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Ali Salaj

Veprimi dhe komunikimi politik i përfaqësuesve të partive shqiptare në Malin e Zi, në shikim të parë duket parimor dhe besnik me opinionin dhe me  zgjedhësit e vet, por në fakt është tepër i rrejshëm dhe abstrakt dhe pa ndonjë interes kombëtar dhe jetik për të ardhmën. Publikut  i ofrohet një komunikim demagogjik, ku në bazë ka patriotizmin si një karrem që i plasohet zgjedhësve për interesa partiake. Në anën tjetër, veprimi i tyre është tërësisht i ndryshëm dhe larg ofertës së tyre programore, ku zotimet e tyre publike shpërfillen për interesa të ngushta personale dhe politike.

Si të kuptohet ndryshe ratifikimi i marrëveshjes mes Qeverisë së Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ose marrja me qira e plazhit më të bukur të Ulqinit nga Mohamed Alabar dhe heshtja e  zyrtarëve më të lartë politikë shqiptarë sikur nuk ka ndodhur asgjë?! Edhe pse marrëveshja u cilësua e paligjshme dhe kundër interesave kombëtare, ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave  Fatmir Gjeka, i cili kryeson dikasterin më të rëndësishëm në promovimin e barazisë ndëretnike, vazhdon të heshtë. Ndërkohë zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik  Nik Gjeloshaj, pa të cilin nuk do duhej të merrej asnjë vendim politik në Qeveri, poashtu shfaqi një heshtje të thellë. Edhe ministri i Administratës Publike Marash Dukaj, i cili ka për detyrë zhvillimin e politikave publike për sistemin e administratës dhe të pushtetit vendor, po heshtë në mënyrë të ngjajshme. Mirëpo, në anën tjetër, këto ministri po luajnë një rol të rëndësishme në negociatat me BE-në, që është mirë për Malin e Zi, por jo edhe për pakicën shqiptare, e cila në mënyrë indirekte po dëmtohet, sepse me mbylljen e disa kapitujve të negociatave ngrihen dhe konzervohen përgjithmonë të drejtat e shqiptarëve në arsim, informim, në sundimin e ligjit dhe në sfera tjera.

E ngjajshme është edhe heshtja e zyrtarëve vendorë, të cilët nga një zhurmë e madhe kakofonike me një pjesë të shoqërisë civile dhe me pronarët e plazheve, papritur ranë në një heshtje totale. Mirëpo, kjo është një heshtje që flet shumë për qasjen tonë në politikë. Kjo situatë përbën shqetësim dhe alarm, sepse heshtja në politikë do të thotë pajtim. Ky është një pajtim kundër parimeve të interesit publik dhe në favor vetëm të lojës politike të përfaqësueve shqiptarë.

Mendoj se përfaqësuesit politikë shqiptarë, duke pranuar funksione të caktuara politike dhe duke rënë dakord të marrë pjesë në formulimin e politikës së asaj pjese të aparatit shtetëror në Malin e Zi, domosdoshmërisht marrin përgjegjësi për të. Në rastin konkret, kur nuk respektohet sundimi i ligjit, integriteti mjedisor dhe interesi kombëtar si dhe kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve është e kuptueshme që përfaqësuesit politikë të shqiptarëve është dashur të largohen në mënyrë demonstrative nga postet qeveritare.

Është e njohur që disa vende perëndimore përmenden si një shembull i një kulture që kultivon  kultin e përgjegjësisë individuale. Zyrtarët dhe  ministrat e atyre vendeve japin dorëheqje pas çdo dështimi të përceptuar. Ndërkaq, në hapësirën tonë politike nuk ofrohet dorëheqja edhe për ngjarje shumë më dramatike, gjë që tregon se jemi larg një mbindjeshmërie të tillë morale. Dorëheqja si akt moral është e panjohur dhe  nuk ekziston tek shqiptarët në Mal të Zi, ose më saktë nuk përdoret. Pavarësisht se për çfarë akuzohen ose dyshohen, mungesa e përgjegjësisë është bërë diçka normale dhe në disa raste mburren me këtë veti.

Përndryshe është vështirë të kuptohet përfshirja e disa partive politike shqiptare në Qeveri, të cilët përveç që krijojnë një imazh të rrejshëm para ndërkombëtarëve, nuk po shohim vullnetin e tyre në mbrojtjen e pakicës shqiptare në Malin e Zi.

Previous Post

Tringë Smajl Martini, dokumentar nga Flora Durmishi në Radio Kosova

Next Post

Fikret Lulanaj emërohet Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Arsimit

Next Post
Fikret Lulanaj emërohet Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Arsimit

Fikret Lulanaj emërohet Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Arsimit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org