• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

A është Ligji zgjedhor manipulim i pushtetit?

10 Nëntor, 2008
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Kumtesë për opinion e Forcës së re Demokratike

Edhe pse deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2009 ka mbetur edhe një vit, pushteti aktual nuk është duke u treguar aktiv lidhur me harmonizimin e ligjeve përkatëse me Kushtetutën e re të Malit të Zi. Fjala është për Ligjin zgjedhor për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve i cili është dashur të punohet më heret nga Sekretariati ligjdhënës i Kuvendit të Malit të Zi. Por deri më tash nuk kemi asnjë informacion konkret se a është punuar ndonjë version pune, ku më vonë subjektet politike në formë të amandamenteve do të mund të vepronin në Parlament.
Një veprim i tillë i pushtetit paraqet papërgjegjësi para qytetarëve sepse deri më tash janë tejkaluar dy afate, nga del se pushtetit i konvenon situata e krijuar. Madje pushteti aktual përpiqet që mospunën e tyre tzia mveshi opozitës duke e cilësuar atë si përgjegjësen kryesore për jomiratimin e këtij ligji. Pasi koordinatori i grupit punues është nga PDS-ja, del qartë se nga shumica parlamentare nuk ekziston vullneti politik për miratimin e një ligji të tillë, andaj, në zgjedhjet lokale në Kotorr më 9 nëntor të këtij viti shkohet me Ligjin e vjetër zgjedhor.
Edhe pse deri më tash lidhur me këtë çështje nuk ka qëndrime zyrtare, ne jemi që Mali i Zi të jetë një njësi zgjedhore, ndërsa për shqiptarët të ekzistojë njësia e veçantë zgjedhore si deri më tash e cila do të japë pesë deputetë. Në mënyrë analoge, një dukuri e tillë të jetë e pranueshme edhe për pjesëtarët e popujve të tjerë pakicë në Mal të Zi.
Pasi Kushtetuta e Malit të Zi, në nenin 78, garanton përfaqësimin autentik, kjo nënkupton mandatet e garantuara të deputetëve. Ndërsa çdo tentim i pushtetit për të eleminuar të drejtat e përfituara për ne shqiptarët është ide e papranueshme dhe është në kundërshtim me standartet ndërkombëtare të mjediseve multinacionale demokratike europiane.
Për këtë çështje të rëndësishme deri më tash nga Ministria e Pakicave nuk ka ndonjë reagim konkret, por kjo nuk paraqet befasi sepse siç duket ministri Nimani ende është duke shkruar përshtypjet nga vizita që i bëri Kinës gjatë Olimpiadës. Madje ka gjasa që me nikoqirët kinez të shkëmbejë përvojat mbi realizimin praktik të të drejtave të pakicave dhe lirive të njeriut, me theks të veçantë për popullin e Tibetit. /kohapress

KOMENTOJE

Previous Post

Flet për Kosovën sikur pavarësia e saj është meritë ekskluzive e Ferhatit

Next Post

Koha e telekomandave po skadon

Next Post

Koha e telekomandave po skadon

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org