• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 30 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Rajmond Gjonaj, studenti model i mjekësisë

21 Prill, 2022
in Lajme, Headline
Rajmond Gjonaj, studenti model i mjekësisë
Share on FacebookShare on Twitter

Portret i studentëve të dalluar

Për respektin që gëzon në Fakultetin e Mjekësisë tregon fakti se në zgjedhjet e mbajtura para disa ditësh është zgjedhur kryetar i Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë. Në këtë mënyrë, ai bëhet studenti i parë shqiptar të cilit i besohet kjo detyrë në historikun 24-vjeçar të këtij fakulteti. Besimin për të përfaqësuar studentët e Fakultetit të Mjekësisë, Gjonaj e konsideron si një nder dhe kënaqësi, por edhe përgjegjësi të madhe.

Rajmond Gjonaj është një student i dalluar i vitit të pestë në Fakultetin e Mjekësisë në Podgoricë. Vitin e kaluar akademik ka arritur notën mesatare 9.70. Për sukseset e tij mësimore, katër vitet e kaluara ka fituar çmimin që iu ndahet studentëve më të mirë të Fakultetit të Mjekësisë. Ai po ashtu është përfitues i bursës së Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi, Komunës së Ulqinit, Shoqatës “Malësia e Madhe” dhe Fondacionit “Dom Simon Filipaj” nga Nju Jorku.

Gjonaj është student i përkushtuar dhe modest. Motoja e suksesit të tij është: “Besoni se mund të bëni të pamundurën. Nëse është mjaft e rëndësishme për ju, do të jepni maksimumin, edhe pse shanset janë shumë të vogla për t’ia arritur”.

Për respektin që gëzon në Fakultetin e Mjekësisë tregon fakti se në zgjedhjet e mbajtura para disa ditësh është zgjedhur kryetar i Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë. Në këtë mënyrë, ai bëhet studenti i parë shqiptar të cilit i besohet kjo detyrë në historikun 24-vjeçar të këtij fakulteti, i cili numëron 1 100 studentë në pesë programe të studimit: Mjekësi, Stomatologji, Farmaci në Podgoricë, Shkollën e Lartë të Mjekësisë në Beran dhe Fizioterapinë e Aplikuar në Igallo. Në Malin e Zi, ku distanca etnike, sidomos ndaj shqiptarëve është tejet e theksuar, ky paraqet një tjetër sukses, jo vetëm në planin individual.

Besimin për të përfaqësuar studentët e Fakultetit të Mjekësisë, Gjonaj e konsideron si një nder dhe kënaqësi, por edhe përgjegjësi të madhe.

Këshilli Studentor është organi më i lartë që përfaqëson interesat e studentëve kundrejt organeve dhe drejtuesve të fakultetit, ndërsa kryetarët e këshillave studentore janë anëtarë të Parlamentit Studentor, organi më i lartë përfaqësues i studentëve në nivel të Universitetit të Malit të Zi.

Rajmond Gjonaj ka kryer Shkollën Fillore “Marshall Tito” dhe Gjimnazin Privat “Drita” në Ulqin. Është fitues i Diplomës “Lluça” (Pishtari) A për sukses të shkëlqyer dhe sjellje shembullore në shkollën fillore dhe të mesme. /Ismet Kallaba – Koha Javore/

Previous Post

Gjonaj: Gjeto Kolë Uci Camaj (1931- 2020) – Burrë i Hotit, si dikur motit

Next Post

Rotacion në parlament: Nikollë Camaj, deputet në vend të Genci Nimanbegu

Next Post
Rotacion në parlament: Nikollë Camaj, deputet në vend të Genci Nimanbegu

Rotacion në parlament: Nikollë Camaj, deputet në vend të Genci Nimanbegu

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org