• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 24 Shkurt, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Kryeministri malazias kritikon Kurtin: Cenoi integritetin e Malit të Zi

23 Mars, 2022
in Lajme, Headline
Kryeministri malazias kritikon Kurtin: Cenoi integritetin e Malit të Zi
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapic, e cilësoi provokim deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për rishikimin e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Krivokapic shkroi në Twitter të martën (22 mars) se deklarata e Kurtit është “e rrezikshme” dhe se cenon integritetin territorial të Malit të Zi.

“Është interesante që nuk ka asnjë reagim nga presidenti i Malit të Zi dhe mandatari i paligjshëm, Dritan Abazoviq”, tha Krivokapic.

Të hënë (21 mars), Kurti deklaroi se po e pret një qeveri të re në Mal të Zi, me të cilën do të bisedojë për çështjen e demarkacionit.

“Shpresojmë që së shpejti Mali Zi do të ketë qeveri të re, me të cilën do të mund të bisedojmë, ta trajtojmë edhe këtë çështje për dallim nga Qeveria paraprake, e cila kishte përbrenda elemente pro ruse përveç se pro Beogradit dhe natyrisht që nuk kishte kushte për një trajtim të tillë. Ne kemi bërë mbledhje të përbashkët të Qeverisë edhe me Maqedoninë e Veriut, me Shqipërinë, dhe shpresojmë të bëjmë edhe me Malin e Zi, pasi që të formohet atje qeveria e re. Pra shpresojmë që do të ketë kushte të reja me Qeverinë e re, për ta trajtuar edhe këtë çështje, për të cilën natyrisht që fajin e përgjegjësinë e ka ajo Qeveria e atëhershme e cila padrejtësisht, gabimisht, shumë të dëmshëm ia dha Malit të Zi, 8200 hektar të territorit të Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

Shkurtin e këtij viti, parlamenti malazez votoi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, të udhëhequr nga Zdravko Krivokapic.

Abazoviqi është mandatuar për kryeministër të ri të Malit të Zi.

Previous Post

Organizata Komunale Kryqi i Kuq Tuz, shpërndanë artikuj ushqimorë për pjesëtarët e komunitetit ROM

Next Post

Vdes mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright

Next Post
Vdes mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright

Vdes mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org