• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 28 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Djukanovic: Formimi i qeverisë së pakicës, opsioni më realist

21 Shkurt, 2022
in Lajme, Headline
Djukanovic: Formimi i qeverisë së pakicës, opsioni më realist
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic, tha se mendon që opsioni më realist është që të formohet një qeveri e pakicës, duke shtuar se një qeveri teknike do të ishte mundësia e fundit – vetëm nëse dështojnë të gjitha përpjekjet për të zgjidhur krizën politike nëpër të cilën po kalon shteti.

“Nëse nuk ka marrëveshje për qeveri të pakicës, me mund të rikthejmë disa prej zgjidhjeve të mundshme: e para është organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, dhe nëse nuk ka zgjidhje, atëherë ne definitivisht do të hynim në skenarin e formimit të një qeverie kalimtare teknike. Kjo qeveri do të kishte vetëm një detyrë – të përditësojë legjislacionin për zgjedhjet sa më shpejt që të jetë e mundur, që të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Djukanovic për gazetarët në Bruksel.

Idenë e qeverisë së pakicës po e shtyn përpara kreu i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, ndërkaq krijimin e një qeverie teknike po e kërkon partia pro-serbe, Fronti Demokratik.

Por, presidenti i Malit të Zi tha se beson se në çdo variant, qeveria e ardhshme do të jetë qeveri e vazhdimit të kursit politik dhe strategjik që shteti ka pasur në 25 vjetët e fundit.

“As ky eksperiment njëvjeçar nuk vuri në pikëpyetje orientimin strategjik të Malit të Zi”, tha Djukanovic.

Djukanovic e quajti eksperiment Qeverinë e ish-kryeministrit, Zdravko Krivokapic, që u shkarkua nga Kuvendi në fillim të shkrutit.

Krivokapic u zgjodh në krye të ekzekutivit pas fitores në zgjedhjet e 30 gushtit të vitit 2020 dhe formoi Qeverinë më 4 dhjetor të po atij viti.

Abazoviq e ka përjashtuar mundësinë që DPS – partia e Djukanovic – dhe Fronti Demokratik të jenë pjesë e një qeverie teknike.

Previous Post

Programi i Karnevali “Koret 2022”

Next Post

Përfaqësues të shoqatës “Jehona e Malësisë” takohen me udhëheqësinë e Komunës së Tuzit

Next Post
Përfaqësues të shoqatës “Jehona e Malësisë” takohen me udhëheqësinë e Komunës së Tuzit

Përfaqësues të shoqatës "Jehona e Malësisë" takohen me udhëheqësinë e Komunës së Tuzit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org