• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 28 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

Horizonti i ri: Sfidat dhe mundësitë e të rinjve në komunikimin ndërkulturor

14 Janar, 2022
in Të Ndryshme, Headline
Horizonti i ri: Sfidat dhe mundësitë e të rinjve në komunikimin ndërkulturor
Share on FacebookShare on Twitter

OJQ Horizonti i Ri realizon projektin “Komunikimi ndërkulturor i të rinjve: sfidat dhe mundësitë” i cili synon edukimin e të rinjve nga Ulqini për ndërkulturalizmin dhe fuqizimin e tyre për të promovuar kulturën e tolerancës, pranimin e diversitetit dhe respektimin e të të drejtave të njeriut.

Prania e distancës etnike në Mal të Zi që vihet re në shumë studime dhe hulumtime të viteve të fundit, obligon shoqërinë e veçanërisht sektorin civil, të veprojnë pa ndërprerë me qëllim që ta reduktojë sa më shumë atë. Padyshim që nga kjo situatë më së shumti preken popujt pakicë.

Prandaj, Horizonti i Ri inicioi këtë projekt për të promovuar bashkëpunimin ndërkulturor midis të rinjve me qëllim të zvogëlimit të distancës etnike dhe praktikimit të ndërkulturalizmit në jetën e përditshme, për të krijuar një mjedis të sigurt, tolerant dhe kreativ në komunitet.

Gjatë implementimit të projektit do të punohet me të rinj, meqëllim që të formohet një grup liderësh të ardhshëm me kompetenca të përforcuara ndërkulturore, duke u fokusuar në dy dimensione kryesore të edukimit ndërkulturor: respektimi i të drejtave të njeriut dhe respektimi i diversitetit.

Projekti synon të inkurajojë të rinjtë në Ulqin që të bëhen iniciues të dialogut ndërkulturor dhe qytetarisë demokratike.

Në kuadër të këtij projekti do të publikohet një botim dygjuhësh në formën e një udhëzuesi ndërkulturor me qëllim që të kontribuojë në zhvillimin e konceptit qytetar të shoqërisë në të cilën diversiteti kulturor, etnik, gjuhësor dhe i çdo lloji tjetërkonsiderohen vlera dhe ku qytetarët nëpërmjet edukimitpërfitojnë dhe fuqizojnë kompetencat ndërkulturore.

Në fund të projektit, do të realizohet një fushatë edukative dygjuhëshe përmes së cilës të rinjtë do të përcjellin mesazhe për tolerancën, barazinë, respektimin e diversitetit dhe mosdiskriminimin.

Ky projekt mbështetet nga Ministria e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave e Malit të Zi në kuadër të konkursitpublik për financimin e projekteve të OJQ-ve për vitin 2021, në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut.

Previous Post

110 – vjetori i vrasjes së Patër Andrea Gjekaj

Next Post

Martin Shkreli urdhërohet të kthejë 64 milionë dollarë

Next Post
Martin Shkreli urdhërohet të kthejë 64 milionë dollarë

Martin Shkreli urdhërohet të kthejë 64 milionë dollarë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org