• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 28 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Mërgata

Shoqata “Malësia e Madhe” organizoi me sukses mbrëmje për mbledhje fondesh

14 Nëntor, 2021
in Mërgata, Headline
Shoqata “Malësia e Madhe” NY, do të ndajë 30.000$ për të prekurit nga termeti në Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në datën 12 nëntor, Shoqata “Malësia e Madhe” me seli në New York, organizoi mbrëmjen e përvitshme me qëllim mbledhjen e fondeve në shërbim të vendlindjes.

Sekretari i Shoqatës, z. Senat Lulanaj hapi mbrëmjen duke iu uruar mirëseardhjen të pranishmëve dhe duke i falenderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe donatorët.

Fjalimin e rastit e mbajti kryetari i Shoqatës “Malësia e Madhe” z. NikollëJunçaj, i cili foli për veprimtarinë 27-vjeçare të kësaj shoqate. Ai theksoi se Shoqata “Malësia e Madhe” është një ndër shoqatat më të mirëorganizuara të diasporës shqiptare, dhe kjo për faktin se kjo shoqate e ka shtrirë ndihmesën dhe kontributin e saj të padiskutueshëm në çdo cep të shqiptarizmit duke punuar me dashuri dhe përkushtim dhe duke u gjendur gjithmonë pranë nevojtarëve.

Vlen për t’u permendur se Shoqata “Malësia e Madhe” ka shpërndarë ndër vite më shumë se 800 bursa për studentët malësorë, duke treguar në këtë mënyrë mbështetjen e saj të pakufijshme në ndihmë të arsimimit dhe edukimit të mëtejshëm të brezit të ri si pikënisje për një të ardhme më të mirë për vendlindjen.

Më pas fjalën e mori z.Zef Ujkaj i cili falenderoi Shoqatën “Malësia e Madhe” për ftesën e gjerë për bashkëpunim që kjo shoqatë i drejtoi komunitetit malësor të këtushëm. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe edukative në shërbim të mbrojtjes së gjuhës dhe traditave.

Z. Kolë Gjelaj, foli rreth strategjisë së bashkëpunimit ndërmjet shoqatave malësore, ndërsa profesor Fran Camaj theksoi rëndësinë e shkollimit të gjeneratave si faktor kyç për përparimin e Malësisë.

Mbrëmja vazhdoi me fjalën e z. Pashko Camaj, nënkryetar i Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe anëtar i Shoqatës “Malësia e Madhe”, i cili theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe identitetit kombëtar si faktor themelor për ngadalësimin e asimilimit të malësorëve në dhè të huaj dhe fuqizimin e rinisë në Malësi.

Mbrëmjen e mbylli z. Nikollë Camaj, kryetari i “Lidhjes Demokratike Shqiptare” në Mal të Zi, i cili falenderoi përzemërsisht Shoqatën “Malësia e Madhe” për ndihmën e pakursyer që i ka dhënë Malësisë ndër vite, sikurse dhe theksoi kontributin e padiskutueshëm të diasporës në krijimin e Komunës së Tuzit, mundësinë e qeverisjes nga partitë që e deshën komunën dhe shpëtimin e Malësisë nga tjetërsimi.

Mbrëmjen e përshëndetën dhe aktivistët e kahmotshëm të diasporës shqiptare z. Kolë Cacaj, Z. Vasel Ulaj, z. Leonard Berishaj etj.

Mbrëmja u shoqërua me një darkë solemne , nën ritmet e muzikës tradicionale dhe përfundoi me mbledhjen e një shume prej më shumë se 30 mijë dollarësh, e projektuar si ndihmë për studentët malësorë.

Previous Post

Në Tuz, mbahet shfaqja për fëmijë “Hirushja”

Next Post

Malësia pa trashëgimi nuk ka ardhmëri

Next Post
Gjonaj: Gojëdhënë popullore për Trieshin

Malësia pa trashëgimi nuk ka ardhmëri

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org