• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 24 Shkurt, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Gjelosh Junçaj, rapsod i mrekullueshëm me zërin si pushka

11 Mars, 2021
in Opinione/Editoriale, Headline
Gjelosh Junçaj, rapsod i mrekullueshëm  me zërin si pushka
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Gjekë Gjonaj ​

Në kërkim të lahutarit  më të vjetër në Malësi   arrita  në  shtëpinë e  Gjelosh Junçaj, në Tuz, ku jeton një jetë të qetë, të bukur e në harmoni të plotë  me bashkëshorten e tij Marinë. Të dy intelektualë, profesorë të gjuhës dhe letërsisë shqipe, tashmë në pension. Bashkëbisedimi    me këtë çift     shembullor, mikpritës e  fisnikështë shumë dashamirës, i ëmbël, i ngrohtë e gazmor. E, si  nund të jetë ndryshe kur ndodhesh në mesin e dy, mbi të gjitha,  njerëzve të mirë ( prindër të dy djemve të shkolluar)  të cilët  gjatë gjithë jetës së tyre  arsimore, edukative e   krijuese lanë gjurmë të pashlyera në arsimin dhe kulturën shqiptare. 

Gjelosh Junçaj, lindi   në vitin 1941 në  fshatin Drume të Hotit, në një familje që ruan traditat shqiptare. U rrit në një truall e popull shumë të vobektë ekonomikisht,  por shumë të pasur  në ndjenjat e tij  shpirtërore.  Aty ku njerëzit ishin  kryesisht  të pashkolluar,  por jo të paqytetëruar.  Është rritur me historinë  e Lahutës së Malësisë.  Në shtëpinë e tij ka disa lahuta e çifteli të cilat i ruan me fanatizëm. Lahuta që disponon ka më se 40 vite. Në lahutë janë të gdhendur disa elemente me motive historike, si koka e Skënderbeut, Shqiponja e elemente tjera.   Dëshira për lahutën i ka lindur qysh në fëmijërinë e hershme, në moshën 7 vjeçare. Ekzekutimin me lahutë e ka trashëguar nga babai  i tij. Si i vogël, thotë,  improvizonteme dy drunjë   lahutën duke kënduar disa vargje këngësh të vjetra. Shokët e klasës në Drume e dinin se ai di t’i​këndojë dhe t’i bjerë lahutës. Dhe për këtë një ditë i treguan ish– mësuesit  të tij të ndjerë Gjon Tomë Berishaj, i cili i  sugjeroi atij që të sjellë me vete lahutën në shkollë. Kjo për mësuesin Tomë qe befasi  e bukur. Ndjehej krenar se sa bukur i binte lahutës Gjeloshi i vogël me atë zërin e tij njomcak e të ëmbël.  Gjeloshi qysh atëherë i binte lahutës shpesh në shtëpi, e më vonë në gazmende familjare, në manifestime e  festivale të ndryshme  folklorike brenda dhe  jashtë Malit të Zi. Ka qenë pjesëmarrës me SHKA “ Ramadan Sharkiq  të Tuzit dhe “ SHKA “ Hoti” nga Hoti  në   shumë festivale folklorike e manifestime tjera kulturore  në qytete të ndryshme në  Shqipëri, Kosovë, Evropë dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës , ku  ka kënduar këngët “ Dedë Gjo’ Luli, “ Martesa e Halilit” , “Hysen Fukaraja”, Muji e tri zanat e malit”, e shumë këngë të tjera kushtuar trimave e  kreshnikëve shqiptarë. dhe figurave  të shquara të kombit tonë. 

Gjelosh Junçaj vërtetë ka qenë ndër rapsodët më të famshëm të kohës së vet në Malësi, më i veçanti nga të gjithë të tjerët.  Me këngën e tij  me lahutë e çifteli  ka çuar peshë zemrat  e  të gjitha grupmoshave .  Ai këndoi aq bukur sa  i kënaqi dashamirët e këngës folklorike-popullore dhe të gjithë e respektonin duke e uruar: “Të këndoftë  zemra o Gjelosh Junçaj! Të lumtë goja.!” Gjithkund po ia lën vedit!   Gjatë karrierës së tij të gjatë e të suksesshme si  rapsod i mrekullueshëm me zërin e tij kumbues si pushka është shpërblyer me diploma e mirënjohje të shumta. Po ashtu ka fituar çmimin e parë si lahutari më i mirë dhe si organizator i shoqërisë nga Radiotelevizioni i Titogradit për pjesëmarrje në garat  e 12-ta rajonale të folklorit. Me këngët e tij  ka përjetësuar shumë çaste të veçanta historike dhe ka pasqyruar jetën e shqiptarëve-malësorëve. Ai krahas lahutës  interpreton shkëlqyeshëm edhe me çifteli, fyell dhe këndon këngë të vjetra  për maje ( krye)  krahu. Junçaj është jo vetëm lahutar shumë i njohur, por edhe një  poet i vërtetë, një krijues tekstesh të disa  këngëve  që i ka kënduar vetë. Deri më tani, siç pohon ai,  ka botuar dy përmbledhje me poezi dhe në dorëshkrim ka edhe përmbledhjen e tretë  në vargje. 

Ky rapsod popullor, instrumentist e krijues me nostalgji rikujton kohën kur në Malësi lahuta ka qenë instrumenti popullor  më i preferuar. “Çdo familje malësore e ka pasur lahutën të varur në mur edhe pse nuk dinin t’i binin. Tani  tek të rinjtë dashuria për lahutën ka filluar të zbehet. Për të mos u zhdukur lahuta në Malësi duhet  ndikuar që nxënësve në shkollë t’u zgjojmë dashurinë dhe interesimin për këtë instrument.”, shprehet Junçaj, duke shtuar se  këndimi me lahutë është  më i vështirë se me çifteli e instrumente tjera. Lajmi i vendimit të marrë nga UNESKO për regjistrimin e lahutës si pasuri serbe e  ka shqetësuar shumë. Sepse  ,pohon ai, lahuta kurrë s’ka qenë e serbëve, por e shqiptarëve. 

Profesori, rapsodi dhe poeti Junçaj  me karakterin, tipologjinë  dhe botën e pasur shpirtërore mbetet shëmbëlltyra e shqiptarit  autentik të malit, i cili do të kujtohet ndër breza jo vetëm si këngëtar me zë  të ëmbël melodik, por edhe si edukator i shumë gjeneratave, ruajtës dhe mbrojtës i vlerave tona dhe kulturës sonë.

Previous Post

Masa të reja në Mal të Zi, kufijt nuk mbyllen

Next Post

Ujkaj: Femrat mund të arrijnë çdo gjë në jetë

Next Post
Ujkaj: Femrat mund të arrijnë çdo gjë në jetë

Ujkaj: Femrat mund të arrijnë çdo gjë në jetë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org