• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 4 Dhjetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Kurtezi: Lufta e kujtesës kundër harresës është identiteti ynë i papërsëritshëm

30 Janar, 2021
in Etnike/Rajoni/Bota, Headline
Kurtezi: Lufta e kujtesës kundër harresës është identiteti ynë i papërsëritshëm
Share on FacebookShare on Twitter

Ekspozita fotografike “Tirana 1920-2020” e hapur ne Tuz me iniciativën e Komunës Tuz dhe Fondacionit ALSAR, është një eskursion sa historik, aq edhe kulturor, etnografik dhe arkitekturor. Shqiptarët e Malësisë dhe të trojeve të tjera shqiptare në Mal të Zi, por edhe qytetarët kureshtarë malazezë, kanë mundësi të ndalen para eksponateve për të soditur, vrojtuar dhe përfytyruar ecurinë dhe jetën e Tiranës përgjatë një shekulli. Dikush ka thënë se fotografia është magji. E pra kjo magji është ulur këto ditë në Tuz për të na bërë më të afërt, për të na kujtuar, se kryeqyteti shqiptar është ngritur e ndërtuar, tullë pas tulle e tjegull pas tjegulle me kontributin dhe gjurmën njerëzore anëembanë shqiptare, përfshirë edhe shqiptarët e Malit të Zi. Jam i bindur, se duke dalë nga kjo ekspozitë, të gjithë ne do të jemi më të menduar, më optimistë, më njerëzorë dhe më të dashur me njëri-tjetrin, duke treguar më shumë respekt për të parët tanë dhe trashëgiminë e lënë. Fotografitë e Tiranës na kumbojnë në vesh për ta ruajtur dhe mos e prishur këtë trashëgimi. Fotografia nuk është vetëm magji, një konstatim i faktit, apo një gjetje estetike, ajo është edhe kujtesë. Dhe siç ka thënë i dituri, lufta e kujtesës kundër harresës është identiteti ynë i papërsëritshëm.
Përgëzime Bashkisë së Tiranës dhe Komunës së Tuzit për aktivitetin, duke shpresuar se kjo iniciativë do të gjejë pasqyrim më tek edhe në Plavë e Guci, pse jo edhe në qytete të tjera të Malit të Zi turistik.

Ridi Kurtezi, Ambasador i Shqipërisë në Mal të Zi

Tags: Ridi Kurtezi
Previous Post

Ekspozita fotografike “100 vjet Tirana Kryqytet” në Tuz

Next Post

Kurti: Jemi pro bashkimit me Shqipërinë përmes formave paqësore

Next Post
Mediat gjermane: Nacionalisti i majtë Albin Kurti, në prag të pushtetit

Kurti: Jemi pro bashkimit me Shqipërinë përmes formave paqësore

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org