• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 4 Dhjetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Bajraktarët e Trieshit sipas kujtesës së popullsisë vendase

29 Janar, 2021
in Opinione/Editoriale, Headline
Gjonaj: Mos të rrezikojmë kulturën shqiptare në Ulqin
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Gjekë Gjonaj

Duke u nisur nga nevoja   qytetare për të njohur të kaluarën e   vendlindjes sime  të  organizimit të saj  të  vjetër shoqëror , si  një  pjesë e traditave historike të popullit shqiptar dhe si një  vlerë universale  të lirisë  njerëzore  po përpiqem të  sjell në vëmendjen e lexuesve  disa shënime për  institucionin e bajrakut  dhe  bajraktarët e Trieshit.

I vetëdijshëm se kjo temë kërkon një studim serioz  e shkencor nga historiografia shqiptare, e cila deri më tani  nuk i është qasur  asaj thelbësisht,  dëshiroj vetëm të përmend  disa nga bajraktarët e Trieshit,  rolin  dhe rëndësinë e  tyre,  duke u mbështetur  vetëm në kujtesën e trieshjanëve, dhe ndoshta të nxis kureshtjen  apo  të zgjoj  interesimin e studiuesve të mirëfilltë të kësaj fushë që në të ardhmen t’i qasen  kësaj temë ende të pashtjelluar në mënyrë të dokumentuar. Pretendime të tjera s’kam.    

Hershmëria e bajraktarëve

Çështja e bajrakut dhe udhëheqja e tij nga  bajraktarët  e Trieshit , është aq e hershme sa edhe në   trevat  ( malet) e  tjera   të Malësisë së Madhe.  Mbështetur në kujtesën popullore ekzistimi  i Institucionit të Bajraktarit apo shqip Flamurtarit  në këtë krahinë malore, e cila shtrihet  nga Qafa e Rozdecit e deri në fshatin Poprat, në kufi me Shqipërinë,  duke vazhduar edhe nëpër luginën e lumit Cem, i cili buron  nga bjeshkët e Kelemendit  të shtetit amë,  daton kaherë, nga fillimi  i shekullit XVIII-të.  Prej asaj kohë Bajraku ( Mali)  i Trieshit  njihet ndër bajraqet kryesore të Malësisë së Madhe.  Meqë kemi të bëjmë me periudhën  e sundimit turk  mund të nënkuptojmë se krijimi i institucionit të bajrakut dhe zgjedhja e  bajraktarëve është bërë  me pëlqimin e autoriteteve të Perandorisë  Osmane, por edhe të vetë banorëve të Trieshit.

Personat që trashëguan këtë pozitë shoqërore

Nga rrëfimet e trieshjanëve të vjetër  flamurtarët  ( turqisht bajraktarët)  kryesisht zgjidheshin nga shtëpia më e njohur, më e fortë, më trime, më bujare, më  fisnike, më zëmadhe. Domethënë  krerë të bajraqeve   zgjidheshin  ata  njerëz që shquheshin mbi të tjerët.   Bajraktari  ishte një person që e kishte trashëguar këtë titull, që i lihej djalit të madh nga i ati dhe, në mungesë të këtij, mashkullit më të afërm nga farefisi.Bajraktarët e parë në Triesh  qysh se dihet për këtë titull nga popullsia vendase janë nga  familja  e Bonkeqit, Lucaj, prej fshatit Stjepoh. Sa për sqarim dua të shpjegoj se ky  bajrak i Malësisë së Madhe  përfshinë  fshatrat: Rudinë, Nikmarash, Muzheçk, Buxë ( Budzë), Delaj, Poprat dhe një pjesë e luginës së rrjedhës së lumit Cem, që quhet Cemi i Trieshit.  Në Triesh thuhet  dhe  tashmë dihet se nga familja që përmendëm më lartë ( sot barku Glmaçkaj  ,   bajraktarë brez pas brezi   kanë qenë  :  Peli, djali i Stojë Pontit,  pastaj  Nika , Luca, Bumçi ( Bupç), Ujka dhe Uci. Sipas  rrëfimit të pleqve nga vëllazëria Lucaj , Uc Ujka nuk ishte bajraktari i fundit  i kësaj shtëpie deri me  ramjen e Trieshit nën administrimin e Malit të Zi, por atë e trashëgoi   Gjon Maçku . Nga kjo vëllazëri  bajraktarë kanë qenë edhe vëllezërit  Lucë Gjoni e Martin Gjoni.  Më pastaj  këtë titull e trashëguan Nishkë Gila, Gjon Nishk Giladhe djali i Nishkut, Gjeka, i cili siç pohojnë pasardhësit e  tij, ishte bajraktar i çetës së Stjepohit, deri në vitin 1904.  

Përveç vëllazërisë ( fisit Lucaj, nga sa dimë nga trieshjanët e vjetër ,  bajraktarë kanë qenë edhe    Nikë Lucë Dokë Ujkaj nga fshati Bëkaj dhe Baca Nikë Gjeloshi , nga fshati Muzheçk.  

Roli që kanë luajtur

Nga brezi në brez përcillen rrëfime  se  të gjithë bajraktarët e Trieshit, gjatë  veprimtarisë  së tyre aktive prej më se dy shekujsh gjithmonë dhe në të gjitha rastet  ishin në shërbim të interesave të popullit të vet, e asnjëherë  nuk u nënshtruan  të pushtuesve të kohës, të cilët i sollën shumë tragjedi kësaj popullsie shqiptare gjatë historisë  së saj  sa të dhimbshme,  aq edhe krenare.  Prej se mbahet mend krijimi i bajrakut në këtë cep të Malësisë së Madhe, krerët e bajrakut  janë dalluar  për trimëri,  në mbrojtje të   vendlindjes së vet dhe  të qenies  kombëtare, nën pushtuesin turk dhe nën pushtues të tjerë pas tij. Nga goja e shumë trieshjanëve kamë dëgjuar  se  bajraktarët bashkë me prijësit e tjerë të fshatrave  në të gjitha periudhat e mbijetesës së tyre në këtë vend, për mua magjeps dhe të jashtëzakonshëm, i veshur me  kurrize të thepisura malesh që ngërthen në vete gërdhata,  shpella, qafa, , gryka, e pjesë tjera të relievit të saj të thyer, kanë  luajtur rol të rëndësishëm  për kohën patriarkale kur kanë  vepruar.

Kontributi i tyre për lirinë e truallit të vet dhe të tokave shqiptare

Nga ato që kam dëgjuar nga të vjetrit  bajraktarët   kanë dhënë kontribut të madh   në radhë  në mbrojtjen e popullatës vendase, por edhe në bashkimin e forcave vullnetare për lirinë e  truallit të vet, por edhe të tokave shqiptare. Këtë e dëshmuan duke marrë pjesë në shumë lufta  të  ushtrive të mëdha e mizore të  pushtuesve të egër e gjakatarë, osmane, fashiste, naziste e të tjera, të para Lidhjes Shqiptare të Prizrenit  të vitit 1878,  si dhe në luftat të tjera më vonë.  

Po ashtu nga informatorët e shumtë  kam dëgjuar se bajraktarët  në Triesh kanë qenë  shumë të njerëzishëm ( njerëzor)  dhe njerëz me dinjitet , të cilët veprimet dhe vendimet e tyre i sollën në pajtim me kodin kombëtar të Lekë Dukagjinit, sipas të cilit administroheshin  gjatë sundimit turk, i cili parashikonte deri në hollësi të gjitha rastet e jetës së rëndë të shqiptarëve në rrethanat e kohës. Në mbamendjen e familjeve trieshjane bajraktarët kanë mbetur  të suksesshëm dhe  shumë kontribues për çlirim kombëtar. Ata për trieshjanët kanë qenë dhe do të mbeten  flamurmbajtës , që me shembullin e mirë të tyre e “ushquen” këtë krahinë martire me burrëri, me fisnikëri, me  drejtësi, me atdhetari dhe me sakrificë gjatë gjithë zhvillimeve historike të saj.

Tags: Gjekë Gjonaj
Previous Post

Vazhdojnë tensionet në mes dy vende vëllazërore dhe miqësore. Pse?

Next Post

Reforma zgjedhore obligim ndaj qytetarëve

Next Post
Dilema e vlerave dhe e kompromisit

Reforma zgjedhore obligim ndaj qytetarëve

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org