• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 4 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Kongresi konfirmon Joe Biden si president të SHBA-së

7 Janar, 2021
in Etnike/Rajoni/Bota, Headline
Kongresi konfirmon Joe Biden si president të SHBA-së
Share on FacebookShare on Twitter

Numërimi i votave të Kolegjit Zgjedhor nga një seancë e përbashkët e Kongresit Amerikan ka konfirmuar demokratin, Joe Biden, si fituesin zyrtar të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.
Kongresi certifikoi 306 vota elektorale të Bidenit, ndërsa 270 është minimumi i nevojshëm. Inagurimi do të mbahet më 20 janar, sipas Kushtetutës së SHBA-së.
Një seancë e të dy dhomave të Kongresit Amerikan është duke u zhvilluar.
Seanca e Kongresit vazhdoi pas rreth katër orësh trazira, pasi protestuesit e dhunshëm që mbështesin presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump sulmuan ndërtesën e Kongresit duke hyrë brenda.
Garda Kombëtare është mobilizuar për t’iu ofruar mbështetje zyrtarëve federalë të zbatimit të ligjit.

Një grua që është plagosur gjatë dhunës në Kongres, ka vdekur. Policia e Uashingtonit tha se tre persona të tjerë vdiqën nga “urgjencat mjekësore”.

Kur ligjvënësit iu rikthyen seancës, qindra mbështetës të Trumpit ishin ende në rrugët e Uashingtonit, përkundër pranisë së madhe të policisë dhe shtetrrethimit të shpallur nga ora 6 e pasdites.
“Për ata që bënë kërdi në Kongresin tonë sot: Ju nuk keni fituar. Le t’i kthehemi punës”, tha nënpresidenti Mike Pence.
“Ne do ta certifikojmë fituesin e zgjedhjeve të vitit 2020”, shtoi udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell.
Presidenti Trump ka kundërshtuar fitoren e demokratit Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit, 2020. Por, një sërë padish janë hedhur poshtë nga gjykatat e shteteve dhe 2 nga ajo Supreme. Trump ka bërë akuza të pabazuara për mashtrime zgjedhore.

Amendamenti i 12-të; Ligji 137-vjeçar

Procedurat për mënyrën se si mbahen zgjedhjet presidenciale përshkruhen në Kushtetutën e SHBA-së, në një amendament pasues dhe në një ligj të vitit 1887.

Anëtarët e një organi politik unik, të quajtur Kolegji Zgjedhor, zgjedhin zyrtarisht presidentin, duke hedhur votat që pasqyrojnë rezultatet e certifikuara të votave të popullit në secilin shtet dhe në Distriktin e Kolumbias.
Vota e Kolegjit Zgjedhor certifikohet më pas nga Kongresi i ri, që betohet pas Vitit të Ri dhe rreth dy javë përpara inaugurimit presidencial. Dita e inaugurimit, që është 20 janari, është e përcaktuar me Amendamentin e 12-të të Kushtetutës amerikane.

Seanca tradicionalisht udhëhiqet nga zëvendësi i presidentit që është ende në detyrë – në këtë rast Mike Pence.
Sipas rregullave, nënkryetari supozohet të ketë jo më shumë se një rol ceremonial – përfshirë hapjen e zarfeve që kanë votat e Kolegjit Zgjedhor dhe shpalljen e atyre rezultateve./REL

Previous Post

Dhuna në Washington DC, reagojnë udhëheqës të Britanisë, Francës e Gjermanisë

Next Post

Trumpizmi përfundoi në të njëjtën mënyrë siç filloi – me thirrje për dhunë!

Next Post
Trumpizmi përfundoi në të njëjtën mënyrë siç filloi – me thirrje për dhunë!

Trumpizmi përfundoi në të njëjtën mënyrë siç filloi - me thirrje për dhunë!

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org