• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 28 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Sport

Shqipëria mposhtet fal gjyqtarit nga Moldavia

29 Shkurt, 2012
in Sport
Shqipëria mposhtet fal gjyqtarit nga Moldavia
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare ka bërë një paraqitje të mirë në testin e parë nën drejtimin e teknikut italian, De Biazi, edhe pse kuqezinjtë u mundën në miqësoren e luajtur kundër Gjeorgjisë, me rezultatin 2-1.

Shqipëria kaloi e para në avantazh, që në minutën tretë të takimit, kur sulmuesi 22-vjecar, Edgar Çani përfitoi nga një gabim i mbrojtjes vendase duke shënuar golin e tij të parë me fanelën kuqezi, në ndeshjen e tij debutuese.

Pas këtij goli dhe nën filozofinë e lojës së De Biazit, djemtë kuqezinj u mbrojtën mirë dhe tentuan disa herë të kundërsulmonin, por pa mundur do të gjejnë rrugën e golit.
Pak minuta para fundit të pjesës së parë në një dyluftim me kokë brenda zonës tonë, një lojtar gjeorgjian rrëzohet dhe gjyqtari i takimit jep 11-metërsh të dyshimtë që shkaktoi protesta nga ana e skuadrës sonë. Por Ujkani bëri heroin duke pritur 2 herë gjuatjen e sulmuesit gjeorgjian.

Pjesa e dytë nis vrullshëm për vendasit që kërkojnë barazimin e rezultatit. Presioni i ushtruar prej tyre jep rezultat vetëm 3 minuta nga nisja e kësaj pjese kur Kobakhidze gjen rrjetën tonë duke barazuar gjithcka.

Minutat që pasojnë shohin Shqipërinë më shumë të tërhequr për të mos i lënë hapësira pas kundërshtarit dhe duke pritur një gabim të tij për ta shfrytëzuar me kundërsulm. Kjo zgjedhje taktike mbajti për minuta me radhë të fiksuar rezultatin e barabartë 1-1 dhe kur të gjithë mendonin se ky do të ishte rezultati final i takimit, vendasve u akordohet një tjetër 11-metërsh nga gjyqtari i takimit, edhe ky i dyshimtë.

Ujkani vendoset para kundërshtarit gjeorgjian. Ai priti gjuatjen e parë, tentativa e dytë u përplas në traversë, ndërsa në të tretën Amisulashvili e dërgoi atë në rrjetë.

Goli erdhi në minutën e 88-të dhe koha e mbetur e lojës ishte shumë pak për të parë, ndoshta një reagim të skuadrës sonë. Takimi përfundoi 2-1, një takim që për djemtë e De Biazit ndoshta mund të cilësohet si i suksesshëm.

“Jam më shumë i pakënaqur nga vendimet e arbitrit sesa për disfatën. ishin disa episode ato që vendosën në këtë takim. gjithsesi mund të them se skuadra bëri një lojë shumë të mirë sidomos në pjesën e parë. pashë një ekip të organizuar dhe që aplikonte sulme të shpejta”, tha në fund të takimit trajneri kuqezi, De Biazi. /TCH/

Previous Post

Ndërron jetë Tomë Berisha

Next Post

Fridrih Elbert – Mali i Zi në shumë sfera larg standardeve evropiane

Next Post
Fridrih Elbert – Mali i Zi në shumë sfera larg standardeve evropiane

Fridrih Elbert - Mali i Zi në shumë sfera larg standardeve evropiane

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org