• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Aleati i Putinit në Mal të Zi sulmon Abazoviqin: Po na ndalon të marrim dikasteret e sigurisë!

4 Tetor, 2020
in Lajme, Headline
Aleati i Putinit në Mal të Zi sulmon Abazoviqin: Po na ndalon të marrim dikasteret e sigurisë!
Share on FacebookShare on Twitter

Po vijon e ashpër beteja në Podgoricë që serbët të marrin drejtimin e institucioneve të sigurisë si policia, ushtria, shërbimi sekret etj.

Milan Knezevic, njëri ndër krerët e Frontit Demokratik, deputet i parlamentit të Maliti të ZI, i dënuar me 6 muaj burg për pjesëmarrje në grushtin e shtetit të vitit 2016, ka sulmuar nga Beogradi shqiptarin Dritan Abazoviq, njeriun kyç që mban qeverinë e re të pakrijuar ende.

Knezevic, në intervistën për televizionin serb Prva, tha se kërkesa e Abazoviqit për të përjashtuar serbët nga organet e sigurisë dhe ndalimin e abrogimit të ligjit për fetë është një shkelje e vullnetit të popullit në zgjedhjet e 30 gushtit.

“Çdo përpjekje për të lëvizur angazhimin tonë në lidhje me ligjin mbi lirinë e fesë në një kohë të ardhshme, është një manipulim i vullnetit elektoral të qytetarëve. Vetëm Partia e Dritan Abazoviq është kundër pezullimit të ligjit mbi lirinë e fesë dhe të gjitha këto njësi të tjera politike janë të gatshme të marrin pjesë në votimin për pezullimin e këtij ligji”, tha Knezevic.

Edhe pse ndodhej në Beograd, ai mohoi se ka pasur takime me krerë të Serbisë, megjithëse theksoi se serbët kanë të drejtë të drejtojnë organet e sigurisë së Malit të Zi.

“Ne nuk kemi folur për departamente, por nuk mund të pranojmë që serbët në Mal të Zi nuk mund të mbulojnë departamentet e Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Drejtësisë, Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Agjencia Ushtarake e Inteligjencës dhe gjithçka që nënkupton departamenti i sigurisë, sepse dikush është i frikësuar për interesat shtetërore të Malit të Zi nëse serbët janë në ato departamente”, tha Knezevic.

Njeriu që është pritur në të shkuarën disa herë në Moskë, konsiderohet si aleat i rëndësishëm i Rusisë dhe publikisht ka qenë kundër anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Duke folur për marrëdhëniet midis Serbisë dhe Malit të Zi, ai tha se ajo marrëdhënie do të ishte përparësia e tyre e politikës së jashtme.

“Mali i Zi do të kthehet drejt Serbisë, e cila do të dalë nga kjo krizë në këmbë,” tha Knezevic, duke shtuar se Serbia është një vend vëllazëror”. /Bota Sot/

Previous Post

Monumentet dëshmi të trashëgëmisë kulturore

Next Post

Fiton Deçiqi, kalon në vendin e parë të kategorisë superiore

Next Post
Fiton Deçiqi, kalon në vendin e parë të kategorisë superiore

Fiton Deçiqi, kalon në vendin e parë të kategorisë superiore

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org