• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

AK kritikon vizitën e Berishës në Mal të Zi – heshti për të drejtën e flamurit të shqiptarëve në Malin e Zi

26 Janar, 2012
in Lajme
AK kritikon vizitën e Berishës në Mal të Zi – heshti për të drejtën e flamurit të shqiptarëve në Malin e Zi
Share on FacebookShare on Twitter

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar të enjten lidhur me vizitën e kryeministrit Sali Berisha në Mal të Zi, që sipas saj tregoi edhe njëherë mungesën e vullnetit për bashkimin e shqiptarëve.

“Kryeministri u shpreh sërish kundër bashkimit Shqipëri-Kosovë, të cilin e kërkojnë shumica e shqiptarëve. Berisha nuk është kryeministër i 10 milionë shqiptarëve”, ka deklaruar Aleanca.

Grupimi i drejtuar nga Kreshnik Spahiu ka akuzuar gjithashtu kryeministrin shqiptar se heshti për të drejtën e flamurit të shqiptarëve në Malin e Zi.

“Kryeministri e ka për detyrë të mbrojë simbolin e kombit shqiptar. Bashkimi do të vijë nga vetë shqiptarët, jo nga kryeministrat”, thuhet më tej në reagimin e Aleancës Kuq e Zi.

Pak ditë më parë AK shprehu rezervat e saj ndaj vizitës së ministrit të Mbrojtjes Arben Imami në Shkup, duke konsideruar si “skandaloz” faktin që flamuri shqiptar nuk ishte prezent gjatë të gjithë kohës në takimin mes Imamit dhe homologut maqedonas, Fatmir Besimi.

Në një deklaratë për shtyp, organizata lëshoi akuza të ashpra ndaj ministrit, të konsideruar si një “turp kombëtar”, për faktin që pranoi zhvillimin e takimit në ato kushte.

Ndërsa më herët gjatë muajit, AK shprehu indinjatën e saj lidhur me vendimin e qeverisë për varrezat e reja greke, vendim që ajo e cilësoi si plotësimin e një kapricoje të Athinës zyrtare.

“Vendimi i kryeministrit Berisha për varrezat greke u firmos 10 ditë më parë. Vendimi i kryeministrit është një haraç ndaj Athinës zyrtare”, deklaroi Aleanca. /TCH/

KOMENTOJE

Previous Post

Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha vizitoi Malësinë

Next Post

Raporti, Reporterët pa Kufij: Liria e shtypit në Mal të Zi u vlerësua si më e keqja në Evropë

Next Post
Raporti, Reporterët pa Kufij: Liria e shtypit në Mal të Zi u vlerësua si më e keqja në Evropë

Raporti, Reporterët pa Kufij: Liria e shtypit në Mal të Zi u vlerësua si më e keqja në Evropë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org