• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 30 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Partitë shqiptare për herë të parë garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi

21 Qershor, 2020
in Etnike/Rajoni/Bota, Headline
Partitë shqiptare për herë të parë garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi
Share on FacebookShare on Twitter

Në Serbi sot po votohet për zgjedhjet e përgjithshme. Vendvotimet janë hapur në orën 7:00 dhe pritet të mbyllen në orën 20:00 dhe mbi 6,5 milionë banorë kanë të drejtë vote.

Në tri komunat shqiptare në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, për herë të parë, partitë shqiptare garojnë në një listë të përbashkët.

Partitë politike shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike, arritën marrëveshje për të shkuar me një listë zgjedhore në fillim të këtij viti.

Përfaqësuesit politikë shqiptarë kanë deklaruar se synojnë të fitojnë së pakut tri ulëse në Parlamentin e Serbisë.

Në zgjedhjet e kaluara shqiptarët kishin fituar vetëm një mandat.

Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi tha se për herë të parë shqiptarët janë bashkuar në një listë, e që sipas tij, qëllimi është zgjidhja e problemeve të qytetarëve.

“Marrëveshje e cila ka për qëllim që të fillojmë nga sot e tutje një proces të ri, i cili mundohet hap pas hapi dhe dalë ngadalë me i zgjidh problemet tona. Sot shohim një lëvizje të qytetarëve në vendin tonë në Preshevë dhe shohim që qytetarët e Komunës së Preshevës po edhe të luginës në përgjithësi kanë parë këtë listë si një listë e cila unifikon dhe inkludon sesa përjashton. Kështu që në këtë drejtim sot nuk votohet një parti, as një kryetar, as një politikan, por sot votohet kombi me këtë listë të unifikuar dhe kjo është rëndësia e kësaj dite. Ne nuk pretendojmë dhe nuk kemi ambicie që kjo listë sot të fillojë të zgjidh problemet, por ne pretendojmë dy gjëra. E para, në unikatin e kësaj liste e cila është nëpërmjet unifikimit e cila ka ndodhur për herë të parë që 20 vite. E dyta, nëpërmjet asaj që nga sot e tutje fillon një proces i ri, një kapitull i ri me një spektër politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës të bashkuar dhe me një qasje të fokusuar në problemet”, tha ai.

Ai ka ftuar qytetarët e Luginës së Preshevës që të shfrytëzojnë të drejtën e votimit.

Bashkimi i shqiptarëve në një listë, Arifi tha se do të ndikojë që në Kuvendin e Serbisë të përfaqësohen më mirë interesat e shqiptarëve.

“Vitet e kaluara kemi pasur spektrin politik të përçarë, kemi pasur vetëm një deputet nga një parti politike, i cili më shumë i ka shërbyer pastaj sistemit sesa i ka shërbyer interesit të shqiptarëve. Me këtë rast ne po e ndryshojmë qasjen dhe po mundohemi me këtë qasje të re që po unifikojmë krejt shqiptarët, po mundohemi në numrin më të madh njëherë nëpërmjet kuantitetit me arritë në Beograd, me krijua pastaj në vazhdimësi kualitet”, tha ai. /MALESIA.ORG/

Previous Post

Vendimi i Gjukanoviq: Zgjedhjet parlamentare dhe lokale më 30 gusht

Next Post

Historike, partitë shqiptare fitojnë 4 deputet në Parlamentin e Serbisë

Next Post
Historike, partitë shqiptare fitojnë 4 deputet në Parlamentin e Serbisë

Historike, partitë shqiptare fitojnë 4 deputet në Parlamentin e Serbisë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org