• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 24 Shkurt, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ndan mirënjohe post-mortem për Pr.Dr. Basri Çapriqin

13 Mars, 2020
in Lajme, Headline
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ndan mirënjohe post-mortem për Pr.Dr. Basri Çapriqin
Share on FacebookShare on Twitter

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, ka pritur sot në Rektoratin e UP-së familjarë dhebashkëpunëtorë të profesorit të ndjerë, prof. dr. Basri Çapriqi. Në këtë takim, ai ndau mirënjohje për profesor Çapriqin, me motivacion “për kontribut të vazhdueshëm shkencor dhe përuniversitetin – Post mortem”.

Rektori Dema e vlerësoi lart kontributin e profesor Çapriqit, duke kujtuar bashkëpunimin e afërt që e kishte me profesorin nëkohën kur Çapriqi ishte kryesues i Këshillit Drejtues të UP-së.
“Profesor Çapriqi, me punën dhe me veprën e tij, la gjurmë tëpërjetshme në shoqërinë tonë. Emri i tij po kujtohet me respekt për kontributin e tij të çmuar që e ka dhënë siprofesor për dekada të tëra në Fakultetin e Filologjisë, sikryetar i Këshillit Drejtues të UP-së për dy mandate, por edhe sistudiues dhe si një poet i shkëlqyer”, theksoi Dema.
E nderuar me këtë mirënjohje u shpreh bashkëshortja e profesorÇapriqit, prof. asoc. dr. Sazana Çapriqi.
“Në emër të familjes, ju falënderoj të gjithë juve që jeni kujtuarpër këtë mirënjohje, e cila na bën si familje të ndihemi krenarë. Kjo mirënjohje, përveç që na nderon neve, e nderon edheinstitucionin, i cili dëshmon që nuk i harron ata që kanëkontribuar për të”, theksoi, mes tjerash, profesoresha Çapriqi.

Bashkëpunimin me profesor Çapriqin e kujtoi edhe shefi iDepartamentit të Gazetarisë në UP, prof. asoc. dr. MilazimKrasniqi. Ai e cilësoi profesorin e ndjerë si person tëpaimponueshëm në rrethin ku ka vepruar, por tha që vlerat e tijjanë imponuar vetvetiu.
“Ai është karakterizuar me prezantim intelektual dhe njerëzor, që do të cilësohen si vlera të tij të përhershme”, tha Krasniqi.

Prof. dr. Basri Çapriqi, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruarjetë në moshën 58-vjeçare, në janar të vitit 2018. Çapriqi ishteprofesor në Fakultetin e Filologjisë të UP-së për dekada me radhë, ku ligjëroi lëndët: Stilistikë, Semiologji dhe Poezibashkëkohore. Ai ishte kryetar i Këshillit Drejtues të UP-së përdy mandate.

Previous Post

Shqipëria mbyll vendkalimin kufitar në Sukubinë

Next Post

Mali i Zi, për shkak të koronavirusit, ndalon tubimet publike dhe nderpret procesin mesimor

Next Post
Mali i Zi, për shkak të koronavirusit, ndalon tubimet publike dhe nderpret procesin mesimor

Mali i Zi, për shkak të koronavirusit, ndalon tubimet publike dhe nderpret procesin mesimor

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org