• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 3 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Thaçi refuzon ftesën e Ramës: Serbia, pengesë kryesore

18 Dhjetor, 2019
in Etnike/Rajoni/Bota, Headline
Thaçi refuzon ftesën e Ramës: Serbia, pengesë kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se ka refuzuar pjesëmarrjen në takimin e tretë rajonal të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i shtetit kosovar thekson se rrethanat që e kanë pamundësuar pjesëmarrjen e shtetit të tij në dy takimet e tjera të mbajtura më parë, nuk kanë ndryshuar akoma.

“Dua të theksoj se rrethanat që e kanë pamundësuar pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad dhe në të dytin të mbajtur në Ohër, nuk kanë ndryshuar. Si rrjedhojë, unë si President i Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve shtetërore refuzoj pjesëmarrjen në takimin e tretë të këtij formati rajonal që mbahet në Tiranë”, shkruan Thaçi.

Presidenti i Kosovës,  falenderon kryeministrin shqiptar Edi Rama për ftesën dhe në emër të qytetarëve kosovarë i shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Shqipërisë. Sipas Thaçit, mbështetja dhe bashkëpunimi reciprok ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është i natyrshëm dhe i përhershëm. Por në dallim nga Shqipëria, Thaçi shikon se Kosova vazhdon të ketë ende pengesa serioze në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës. Pengesa kryesore sipas tij, vjen nga Serbia.

“Fatkeqësisht, pengesa kryesore vjen nga Serbia, e cila në të gjitha format dhe mundësitë, në mënyrë të vazhdueshme minon përpjekjet tona për konsolidimin e shtetësisë sonë. Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta”, thotë Thaçi.

Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe sipas Thaçit kjo nënkupton se nuk duan fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Kosovën.

“Prandaj, për aq kohë sa nuk do të ketë njohje reciproke me këto shtete, nuk mund të këtë përparim në aspektin e bashkëpunimit rajonal. Fundja, Kosova synon anëtarësim në NATO e BE dhe jo të bëhet pjesë e iniciativave eksperimentale rajonale, që janë rezultat i paaftësisë së BE-së për t’ia hapur dyert e anëtarësimit shteteve të Ballkanit Perëndimor”, thotë Thaçi.

Previous Post

Kajoshaj: Të mbyllet Deponia dhe të gjitha ndërmarrjet e Kryeqytetit në Tuz

Next Post

Edith Durham-përkrahëse e kauzës shqiptare

Next Post
Edith Durham-përkrahëse e kauzës shqiptare

Edith Durham-përkrahëse e kauzës shqiptare

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org