• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 12 Gusht, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Presidenti Meta vlerësohet me Çmimin Ndërkombëtar të Venecias “Luani i Artë” për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik

13 Korrik, 2019
in Etnike/Rajoni/Bota, Headline
Presidenti Meta vlerësohet me Çmimin Ndërkombëtar të Venecias “Luani i Artë” për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta u vlerësua në Venecia të Italisë me Çmimin Ndërkombëtar “Luani i Artë”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributeve të tij për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe për forcimin marrëdhënieve italo-shqiptare”.

Në prani të autoriteteve vendore të Rajonit të Venetos, që i akorduan këtë çmim, Presidenti Meta u shpreh:

“Të nderuar Miq të Çmimit Ndërkombëtar të Venecias!

Ju faleminderit nga zemra!

Ky është një çmim që në radhë të parë i dedikohet popullit shqiptar.

Veçanërisht shqiptarëve të Italisë, që nga ata të ardhur prej shekujsh në Itali e deri tek shqiptarët e ditëve të sotme, për punëtorët, studentët, e për të gjitha familjet e shqiptarëve.

Ky është një çmim që i shkon edhe mijëra italianëve që jetojnë e punojnë në Shqipëri prej vitesh: sipërmarrës, studentë, profesionistë.

Ky çmim është një simbol i miqësisë Itali-Shqipëri, një miqësi unike dhe e pandashme.

Çdo gjë mund të ndryshojë në botë, por gjeografia jo, e Italia dhe Shqipëria janë të bashkuara nga historia e nga gjeografia.

Ky është një çmim që i shkon edhe së ardhmes së marrëdhënieve tona, të miqësisë të së rinjve tanë, të cilët janë edhe shpresa jonë.

Unë kam lindur 50 vite më parë në diktaturën më të errët që Europa ka njohur.

Falë demokracisë unë, një student i ri, u bëra deputet, ministër, Kryeministër, Kryetar Kuvendi e President i Republikës, ndaj ky çmim i dedikohet demokracisë, si sistemi i vetëm që mund të ndryshojë të ardhmen për të rinjtë dhe qytetarët e një vendi.

Ky është një çmim, që u dedikohet gjithashtu udhëheqësve të moderuar të rajonit, të cilët falë pjekurisë, dialogut, kanë bërë që vendet e Ballkanit, që sillnin vetëm krizë e luftë, sot janë më afër Europës e më afër paqes mes popujve.

Ky është një çmim që u shkon edhe udhëheqësve fetarë, të cilët me inteligjencë, mund, sakrifica, harmoni e dashuri kundrejt pasardhësit, kanë bërë të mundur që dialogu ndërfetar dhe bashkekzistenca të jenë të shkëlqyera dhe shembull për mbarë botën.

Ky çmim i dedikohet edhe familjes time, për mbështetjen dhe dashurinë, duke më lejuar të punoj çdo ditë me këmbëngulje e qetësi.

Ju faleminderit të dashur miq!
Faleminderit Venecia!
Faleminderit Itali!”

Previous Post

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Veriore, z. Talat Xhaferi vizitoi Komunën e Tuzit

Next Post

Bujar Hasangjekaj, kryesuesi i ri i Këshillit Drejtues të Fondit për Pakica

Next Post
Bujar Hasangjekaj, kryesuesi i ri i  Këshillit Drejtues të Fondit për Pakica

Bujar Hasangjekaj, kryesuesi i ri i Këshillit Drejtues të Fondit për Pakica

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org