• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 24 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Serbët keqpërdorin kryqin, besimtarët e krishterë duhet të reagojnë zëshëm

3 Gusht, 2011
in Lajme
U bëftë bashkimi i kombit tonë – Rrahman Jasharaj
Share on FacebookShare on Twitter

Reagim i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”

Çka nuk po sheh bota këtyre ditëve në pjesën veriore të Kosovës. Po sheh turma të shfrenuara. Po dëgjon për vrasësit me snajperë. Po sheh përpjekje për të hapur rrugë nga barrikadat. Po sheh qendrimin dinjitoz të popullit shqiptar dhe institucioneve tona karshi terbimit për të satën herë të bandave serbe.
Këto turma të shfrenuara serbe vizitohen e përkrahen nga institucionet e Serbisë dhe marrin këshilla nga më të pistat. Një këshillë e porosi e ulët u erdhi kësaj radhe përmes misionarëve ilegalë, duket, edhe nga kisha e tyre. Ata për të vënë porosinë në vend ngriten në mes të rrugës së bllokuar në Rudarë një kryq të lartë, hiç më pak se 7 metra, dhe nuk prajnë me brohori të shfrenuara e me valle rreth tij. Gjithë veprimet primitive të kësaj turme e veçmas ky gjest i shëmtuar dhe loja me simbolin kryesor të krishtënizmit nga bëri të reagojmë publikisht si Shoqatë, që është angazhuar e po angazhohet për frymën e tolerancës mes besimeve. Vënia e kryqit në barrikadë e me qëllime të ulëta është keqpërdorim i këtij simboli të një besimi dhe prandaj Shoqata jonë fton gjithë meshtarët dhe vëllezërit tonë të besimit të krishterë, por jo vetëm ata, që në mënyrë dinjitoze t’i drejtohen Vatikanit , por edhe qendrave të vednosjes në Evropë dhe duke reaguar zëshëm ta denojnë aktin e lojës me kryqin dhe të kërkojnë me urgjencë që ai të hiqet nga rruga sepse nuk e ka vendin aty.
Turmat e shfrenuara sebe, mes të cilëve ka edhe njerëz me duar plot gjak, kanë vënë kryqin aty, mbase për të krijuar imazhe se ja aty po mbrohet krishtënizmi, por kjo nuk është e vërtetë. Apo këtë kryq e kanë vënë për të vështirësuar aksionin e heqjes së barrikadave sepse kështu e kanë vënë KFOR-in ën dilemë se si të veprohet sepse turma e shfrenuar përmes misionarëve dhe mediave serbe do ta thotë në botë se ja na u sulmua edhe kryqi. Evropa dhe bota e civilizuar duhet t’i tregojë qartë bandave të shfrenuara dhe Serbisë se kryqi e ka vendin në kishë, shtëpi e kudo tjetër, por se nuk bën të bëhet pjesë e barrikadave dhe e veprimeve primitive që po pengojnë jetën normale dhe lirinë e lëvizjes së njerëzve në një truall që ishte, është dhe do të jetë gjithmonë i Kosovës.
Shoqata jonë shprehet me krenari për të vërtetën se Instituconet e Kosovës dhe populli meritojnë respektin më të lartë për qëndrimin dinjitoz dhe me këtë dinjitet edhe duhet të veprojnë e mos të bijnë në kurthet e atyre që kërkojnë e duan errësirë.

Rrahman Jasharaj, koordinator për trojet etnike i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”

KOMENTOJE

Previous Post

Gruda, trevë e krenarisë kombëtare

Next Post

Shqipëria mund 3-2 Malin e Zi

Next Post
Shqipëria mund 3-2 Malin e Zi

Shqipëria mund 3-2 Malin e Zi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org