• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 4 Gusht, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Edhe një letër Kryeministrit dhe Qeverisë Shqiptare – nga Rrahman Jasharaj

2 Korrik, 2011
in Opinione/Editoriale
Edhe një letër Kryeministrit dhe Qeverisë Shqiptare – nga Rrahman Jasharaj
Share on FacebookShare on Twitter

Do t’ ju lodh derisa nuk më përgjigjeni z. Kryeministër Berisha

I nderuari Kryeministër Berisha, të nderuarit pjesëtarë të Qeverisë Shqiptare, Shoqata e Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” zhvillon veprimtarinë e saj atdhetare e kulturore tani e 11 vite kudo në trojet shqiptare. Krahas angazhimeve kulturore me Shoqata e Ansamble shqiptare nga trojet etnike kemi zhvilluar e mbajtur edhe shumë protesta publike e artistike sepse ishim dhe mbetemi zë i Malësisë e për Malësinë. Për Qeverinë shqiptare dhe Juve z. Kryeministër kemi shprehur kudo respekt të lartë dhe jemi krenuar me angazhimet dhe arritjet Tuaja e të shtetit tonë shqiptar. Kjo na ka dhënë guxim që edhe t’ju drejtohemi me letra duke alarmuar për çështje që janë pikëlluese e që lidhen me jetën e vështirë të vëllezërve tanë në Malësi (Tuz, Hot, Triesh , Kojë , Plavë , Guci e Rozhajë) dhe me gjendjen e rëndë të vëllezërve tanë në Kosovën Lindore.
I nderuari Kryeministër Berisha, të nderuarit pjesëtarë të Qeverisë Shqiptare, ne e dimë se njerëz qeveritarë në Malësi ( shqiptarë me emër e mbiemër, por jo edhe me veprime) u kanë thënë se gjendja e shqiptarëve në Malësi është e mirë, bile u kanë thënë se ata kurrë nuk e kanë pasur gjendjen dhe jetën më të mirë, por e vërtetat është krejt ndryshe.
I nderuari Kryeministër Berisha, të nderuarit pjesëtarë të Qeverisë Shqiptare, jam Rrahman Jasharaj, zëdhënës dhe koordinator i Shoqatës “Martin Dreshaj “ dhe do t’ju lodh me letra derisa nuk më përgjigjeni. Ju shkrova Juve dhe sekretarit Tuaj të përgjithshëm dhe kërkova të interesoheni për fatin e malësorit Gjon Lucaj, të cilin pushteti në Podgoricë e ndjek pa as edhe një arsye dhe do ta burgos e ta lodh nën dajak vetëm pse është shqiptar. Po ky pushtet i Podgoricës kishte maltretuar në shtatorin e vitit 2006 tërë Malësinë dhe kishte burgosur e rrahur e torturuar 18 malësorë. Gjyqi dhe Institucionet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e kanë thënë sa e sa herë se ishte ky një aksion famëkeq e proces politik . Gjoni i shpëtoi atëherë ndjekjeve, burgosjes e torturave, por policia shqiptare e ndaloi në maj dhe është keq e mjerim nëse ia dërgon Podgoricës në duar se kjo, o Kryeministër i bie që NËNA po e zë djalin saj dhe po ia dërgon ujkut në kthetra.
I nderuari Kryeministër Berisha, të nderuarit pjesëtarë të Qeverisë Shqiptare, Ekspertë të drejtësisë duke parë shkresat kanë vlerësuar se vepra me të cilën Podgorica ngarkon Gjon Lucajn është plotësisht politike dhe prandaj shteti shqiptar, si shembull i mirë i demokracisë, nuk duhet ta ekstradojë Gjonin.
I nderuari Kryeministër Berisha, të nderuarit pjesëtarë të Qeverisë Shqiptare ne gjithë anëtarët dhe veprimtarët e Shoqatës “Martin Dreshaj” , por edhe veprimtarë të tjerë që bashkëpunojnë me ne kanë respekt të lartë për Ju dhe prandaj edhe Ju drejtohemi vazhdimisht me alarmet tona. Ju lus lexojeni këtë letër dhe veproni si dini Ju. E di se keni mjaft angazhime , por dikush nga stafi Juaj nuk është e tepërt të na kthej ndonjë përgjigje.
Gjonin mos e dorëzoni se do të bëni gabim të rëndë. Nëna duhet t’i mbroj fëmijët e saj e sidomos kur ata nuk e kanë as edhe më të voglin faj. Mos lejoni që ata të ndjehen jetimë sepse kanë një nënë e cila me Juve në krye di të jetë e mirë dhe e dashur.

KOMENTOJE

Previous Post

Dinosha ambasador në Tiranë, Hajdinaga kryetar i UDSH-së?

Next Post

Me 23 Qershor, pas 100 viteve, për herë të parë perkujtohet nën hijen e “Lisit” ku u zhvillua Kuvendi i Greçes

Next Post
Me 23 Qershor, pas 100 viteve, për herë të parë perkujtohet nën hijen e “Lisit” ku u zhvillua Kuvendi i Greçes

Me 23 Qershor, pas 100 viteve, për herë të parë perkujtohet nën hijen e “Lisit” ku u zhvillua Kuvendi i Greçes

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org