• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 3 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

KQZ shpall fitues Bashën – Kolegji Zgjedhor do të vëndosë përfundimisht

25 Maj, 2011
in Etnike/Rajoni/Bota
Tirana ende pa fitues zyrtar – Festojnë fitoren të dy Aleancat
Share on FacebookShare on Twitter

Tiranë, 24 maj – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi tabelën përfundimtare të rezultateve për Tiranën.

Ajo shpall kandidatin e Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha, fitues të garës për kryeqytetin, me 81 vota më shumë se kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Edi Rama.

Kështu, nga 250.880 vota të vlefshme, për zotin Basha ishin 124.786 e tyre, ndërsa për zotin Rama 124.705 vota.

Miratimi i tabelës së rezultateve për Tiranën u shoqërua me debate të shumta në mbledhjen e KQZ-së që prej orës 17:00 deri në orën 23:00, kur edhe u përmbyll ky proces.

Debatet u fokusuan te votat e kontestuara, pikërisht ato të gjetura në kutitë e gabuara. Numri i tyre përmbysi avantazhin prej 10 votash që kishte fillimisht kandidati i opozitës, Edi Rama.

Sipas përfaqësuesve të Partisë Socialiste, KQZ-ja ndryshoi në mënyrë jo të ligjshme rezultatin, duke përfshirë në numërim vota të pavlefshme, siç i konsideron kjo forcë politike, votat e hedhura në kutitë e gabuara.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e mazhorancës thanë se as ligji dhe as ndonjë vendim i 11 KZAZ-ve të Tiranës nuk i cilëson këto vota të pavlefshme, andaj e cilësuan tërësisht në përputhje me Kodin Zgjedhor vendimmarrjen për numërimin dhe përfshirjen e tyre në tabelën përfundimtare të rezultateve për Bashkinë e Tiranës.

Por, duket se beteja për kryeqytetin nuk mbyllet me këtë vendimmarrje të KQZ-së. Òªështja i ka kaluar për shqyrtim Kolegjit Zgjedhor, pas ankimimit pranë këtij institucioni të Partisë Socialiste.

Do të jetë Kolegji Zgjedhor ai, i cili në mënyrë përfundimtare do të vendosë nëse do të rrëzojë apo lërë në fuqi këtë vendimmarrje të KQZ-së, që shpall si kryetar të ri për bashkinë më të rëndësishme në Shqipëri, Lulzim Bashën. /rel/

KOMENTOJE

Previous Post

Falënderojmë Donatorët tonë

Next Post

Figurë komplekse e letërsisë sonë – Gjekë Gjonaj

Next Post
Figurë komplekse e letërsisë sonë – Gjekë Gjonaj

Figurë komplekse e letërsisë sonë - Gjekë Gjonaj

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org