• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 3 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Gjonaj: Kisha dhe xhamia e Tuzit ruajnë simbolikën e bashkëjetesës fetare

19 Prill, 2018
in Opinione/Editoriale
Gjonaj: Mbresa nga shënimi i 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Podgoricë
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Gjekë Gjonaj

Malësia mburret me atë që të tjerët e quajnëtolerancë fetare, por që në fakt është diçka më e madhe se tolerancë: është bashkëjetesa midis qytetarëve të besimit myslimanë dhe tëkrishterë. Për malësorët feja gjithmonë ka pasurkuptimin e paqes, mirëkuptimit, solidaritetitdhe humanizmit. Ata  edhe në këtë kohë, kurshumë vlera janë zbehur dhe kanë humburdiomethënien e mëparshme,  duhet tëqëndrojnë të bashkuar në vlerën e bashkëjetesësfetare.

Nëse ka ndonjë qytezë ku bashkëjetesa fetare nëtrevat shqiptare në Mal të Zi  me vite  të tëra kagjetur mishërimin e vet, ky është Tuzi, kryeqendra e Malësisë. Jo më kot, shqiptarët ( malësorët) e besimit të krishterë dhe myslimanëprej vitesh në këtë qytezë të vogël funksionojnë si  vëllezër të një gjaku, të një gjuhe dhe të njëtrashëgime  të përbashkët kulturore. Dhe kjo gjen shprehje në terren. Në qendër të qytezës  ndohet xhamia e Tuzit, një monument i vyer  itrashëgimisë së kësaj qytezë.  Dhjetra metra larg saj në dalje të qytezës ndodhet Kisha e ShnaNdout, po ashtu  një vlerë e posaçme historiko-kulturore e së kaluarës.  

Në kohën kur unë  isha nxënës i gjimnazit tëTuzit  kam parë  diçka  të pazakontë, që nuk e kisha parë ndonjëherë më parë. Aty asokoheprifti hynte në xhami dhe hoxha futej pa asnjëhezitim në kishë.   Kjo nuk  ishte  fotografia e vetme që shfaqte  tolerancën  ndërfetare në këtëqytezë. Prifti i kishës katolike të Tuzit  PatërGjergji  dhe hoxha Rexhep Lika   ishin miq tëmirë. Një miqësi e krijuar ndërmjet  tyre  tregonse toleranca fetare  gjithmonë ka qenë për cdolakmi. Miqësia dhe respekti i ndërsjellë e kanë bërë gati të padukshëm faktin se ata predikojnë besime të ndryshme fetare. Pikërisht kjotolerancë fetare më ka mrrekulluar gjithmonë sakam jetuar në Malësi.

Këto   të dy objekte kulti  bashkëjetojnë  qindravjet në harmoni  të plotë. Falë tyre Tuzi njihet si trevë me  bashkëjetesë fetare, e cila i ka rrënjët prej krijimit të këtyre dy objekteve fetare. Prejatëherë e deri më sot ka patur gjithnjëmirëkuptim dhe harmoni.  Kështu ka qenë, kështu  duhet të jetë edhe në të ardhmen. Ato   për momentin ruajnë simbolikën e  bashkëjetesës fetare dhe  janë shembull i gjallëjo vetëm i tolerancës por edhe i bashkëveprimit. Janë  dy nga shembujt më origjinalë dhe mëkonkretë të bashkejetesës fetare në këtëhapësirë shumë të vogël. Qytetarët e kësajqytezë  thonë se kjo është vërtetë një pasuri përta.

Kisha dhe xhamia e Tuzit, sikurse edhe të gjithaobjektet tjera të kultit në Malësi, gjithmonëfunksionuan si qendra baritore , duke ​qenë në shërbim të fesë që përfaqësojnë. Domethënë  janë përdorur për t’u ardhur në ndihmëbesimtarëve dhe fesë së tyre. Për fat  regjimikomunist  nuk i shatërroi as  nuk i prishi këtoobjekte fetare, të cilat gjithësesi  kanë rëndësihistorike dhe shërbejnë për të identifikuarperiudha të  veçanta  të historisë së  trevës.

Të dy këto objekte fetare, ku predikohetfeja,paqja, harmonia mes njerëzve, atdhetarizmidhe gjithçka në dobi të individit dhe shoqërisë,   janë një oazë paqe e qetësie, të cilat  i zhysin besimtarët në një atmosferë devotshmërie, përkujitmi e lutjeje. Prandaj ato duhet t’imbrojmë, t’i ruajmë , e pse jo edhe  t’ivalorizojmë si vlera turistike për turistët vendasdhe të huaj.  Ka ardhur koha që të kultivojmë më shumë dashuri ndërmjet vete pavarësisht përkatësisë fetare dhe të mos lejojmë që aspekti politik të ngurtësojë zemrat.

Tags: Gjekë Gjonaj
Previous Post

Interpretimi i këngës “Skënderbe” nga kori i Shkollës Fillore në Tuz (VIDEO)

Next Post

Zeneli: Përfaqësuesit e shqiptarëve në Mal të Zi: Nga lojalizimi deri te servilizmi i tepruar ndaj pushtetit

Next Post
Zeneli: Përfaqësuesit e shqiptarëve në Mal të Zi: Nga lojalizimi deri te servilizmi i tepruar ndaj pushtetit

Zeneli: Përfaqësuesit e shqiptarëve në Mal të Zi: Nga lojalizimi deri te servilizmi i tepruar ndaj pushtetit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org