• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 20 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Largohet flamuri kombëtar në hyrje të Prishtinës, vendoset flamuri shtetërorë i Kosovës

14 Shkurt, 2018
in Etnike/Rajoni/Bota
Largohet flamuri kombëtar në hyrje të Prishtinës, vendoset flamuri shtetërorë i Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Flamuri kombëtar shqiptar, që gjendet në një rreth-rrotullim në hyrje të Prishtinës, u kthye në mollë sherri, në prag të festës së Pavarësisë së Kosovës. 

Kryeministri Ramush Haradinaj urdhëroi më herët heqjen e tij dhe zëvendësimin me flamurin e Kosovës, por komuna e Prishtinës, e drejtuar nga Shpend Ahmeti, ishte kundër kësaj iniciative. Mbrëmjen e së martës, persona të autorizuar nga qeveria, arritën më në fund ta hiqnin flamurin kuq e zi, e ta zëvendësonin atë me një flamur më të vogël shtetëror, pavarësisht kundërshtive të qytetarëve dhe problemeve me energjinë elektrike.

U desh ndërhyrja e zjarrfikëses dhe policisë për të zhbllokuar situatën e krijuar. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri i vendit doli në mbrojtje të vendimit të tij për vendosjen e flamurit shtetëror në rreth-rrotullim.

“Flamuri kombëtar është flamuri i lirisë sonë. Me shekuj kemi rrugëtuar me këtë flamur dhe gjithmonë do ta duam dhe do ta respektojmë. Vendosja e flamurit të shtetit bëhet në respekt të Kosovës dhe shënimit të përvjetorit të dhjetë të shtetit tonë. Me këtë flamur synojmë njohjen ndërkombëtare. Me këtë flamur zhvillojmë Kosovën dhe të ardhmen euro-atlantike”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Urdhërin për zëvendësimin e flamurit, ai e dha më herët, gjatë së hënës. Top Channel

 
 
 
Tags: FlamuriPrishtinë
Previous Post

Nimanbegu proteston kundër fjalorit fyes ndaj shqiptarëve

Next Post

Kryeministri malazez Markovic në Kosovë – Demarkacioni me Kosovën punë e kryer. Malazezët në Kosovë të njihen me Kushtetutë

Next Post
Kryeministri malazez Markovic në Kosovë – Demarkacioni me Kosovën punë e kryer. Malazezët në Kosovë të njihen me Kushtetutë

Kryeministri malazez Markovic në Kosovë - Demarkacioni me Kosovën punë e kryer. Malazezët në Kosovë të njihen me Kushtetutë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org