• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 28 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Zgjedhjet lokale në Malësi: Rezultatet preliminare, DPS-ja fiton bindshëm (Ndarja e mandateve)

26 Nëntor, 2017
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Në përbërjen e ardhshme të Kuvendit komunal të Tuzit, DPS-ja nuk do ta ketë të vështirë të formojë shumicën, pasi që nga 32 vendet e mundshme aq sa ka Kuvendi, DPS-ja i ka fituar 15 nga ato.

Sipas rezultanteve preliminare DPS-ja ka fituar 2894 vota ose 15 mandate.
Alternativa Shqiptare 1341 vota ose 7 mandate.
Partia boshnjake 717 vota ose 3 mandate.
Lidhja Demokratike Shqiptare 561 vota ose 3 mandate.
Unioni Demokratik i Shqiptarëve 443 vota ose 2 mandate.
Demokratët 366 vota ose 1 mandat.
Socialdemokratet 347 vota ose 1 mandat.
SDP 153 dhe SNP 122 vota, dhe kanë mbetur pa mandat.

22:15
Sipas rezultanteve preliminare DPS-ja ka fituar shumicën e votave në Zgjedhjet lokale në Malësi.

Në bazë të dhënave ende jozyrtare DPS-ja do të ketë 15 mandate, ASH 7, LDSH 3, Partia boshnjake 3, UDSH 2, Socialdemokratet 1, Demokratët 1.

Zgjedhjet lokale në Malësi: DPS-ja shpallë fitore
21:45

Bartësi i listës së DPS-së për Tuz, Halil Dukoviq tha se DPS-ja ka fituar bindshëm në Malësi.

Edhe pse procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar, ai tha se DPS-ja ka dyfish më shumë vota se partia e dytë më e fortë.

Mbyllen qendrat e votimit në Malësi

20:05
Në ora 20 janë mbyll qendrat e votimit në Malësi.

Deri në orën 19.45 në Malësi kanë votuar afro 60% e votuesve.

Camaj dhe Gjoloshaj akuzojnë DPS-në për presion dhe blerje votash

19:25
Nikollë Camaj nga LDSH-ja dhe Nik Gjeloshaj nga ASH-ja kanë akuzuar DPS-në për presione të ndryshme pranë vendvotimeve dhe blerje votash.

“Janë duke blerë vota, ndërsa kur kjo dështon, atëherë po ju bëjnë presione të ndryshme votuesve tonë dhe të partive tjera që të mos dalin në vendvotime. Mendoj se në zgjedhjet në Malësi duhet të reagojë prokurori”, tha Camaj.

Ai tha se në Malësi përpos DPS-së, vota po blejnë edhe parti tjera të mëdha.

Bartësi i listës së ASH-së Nik Gjeloshaj gjithashtu ka akuzuar DPS-në për presione dhe blerje votash.

“Kryetari i DPS-së së Podgoricës Vladan Vucelic ka angazhuar njerëzit e vet anë e mbanë Malësisë dhe sidomos në Tuz pranë vendvotimeve, të cilët përdorin metoda të poshtërimit të dinjitetit njerëzor vetëm për të fituar votën”, tha Gjeloshaj.

“Kemi dëshmi konkrete se DPS-ja ka formuar mini qendra pranë qendrave të votimit të koordinuara drejtpërdrejt nga Vladan Vucelic. Nëse do të vazhdojnë në këtë mënyrë, vëzhguesit tanë nuk do të nënshkruajnë asnjë procesverbal dhe nuk do të njohin rezultatet e zgjedhjeve. Ftoj prokurorin e shtetit të kryejnë punën e tij, përkatësisht që urgjentisht në reagojë në Tuz”, tha Gjeloshaj.

Zgjedhjet lokale në Malësi: Deri në ora 18 kanë votuar 55% e votuesve

Sot në Malësi po zhvillohen Zgjedhjet lokale për Kuvendin komunal të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit. 
Vendet e votimit janë hapur në ora 7 dhe do të mbyllen në ora 20.

Në këto zgjedhje garojnë nëntë lista, tre nga të cilat janë lista shqiptare.

Të drejte vote në Malësi kanë 11.612 qytetarë.

18:45
Deri në orën 18 në Malësi kanë votuar 55% e votuesve të regjistruar. Procesi i votimit deri me tani po zhvillohet pa incidente të konfirmuara.

16:15
Deri në orën 16 kanë votuar 43,46% të votuesve.

/MALESIA.ORG/

Tags: Zgjedhjet Lokale 2017
Previous Post

Shoqëria kulturo-artistike “KOHA” feston 40 vjetorin në Ditën e Flamurit

Next Post

Disfatë e thellë e partive shqiptare në zgjedhjet lokale në Malësi!

Next Post

Disfatë e thellë e partive shqiptare në zgjedhjet lokale në Malësi!

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org