• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Bardhi: Çështja shqiptare në Malin e Zi ende e hapur

15 Nëntor, 2010
in Lajme
Bardhi: Çështja shqiptare në Malin e Zi ende e hapur
Share on FacebookShare on Twitter

Është evidente se çështja shqiptare në Malin e Zi sot e kësaj dite ka mbetur e hapur dhe suprimimi i të drejtave të arritura do ta shtonte edhe më shumë pakënaqësinë, vlerëson kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi (LD në MZ), Mehmet Bardhi, deputet i saj në parlamentin e këtij shteti.

Ai angazhohet për një dialog sa më të shpejtë të të gjitha partive parlamentare për të gjetur kompromis mbi legjislaturën zgjedhore.

Ky kuadër ligjor tash katër herë dështon, dhe siç e citon KosovaLive Bardhin, krerët e të gjitha partive parlamentare duhet të takohen sa më parë.

Kryetari dhe deputeti i LD në MZ propozon që ndërmjetësues i këtyre takimeve do të mund të ishte kryeparlamentari malazias, Ranko Krivokapic.

“Kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe imponon konsultime politike në nivelin më të lartë. Pushteti duhet ta marrë përgjegjësinë edhe të heq dorë nga përçarjet në Malin e Zi. Shihet qartë se struktura qeverisëse nuk e pranon propozimin e opozitës, por as opozita propozimin e Kodit të ri zgjedhor të ofruar nga partitë e koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) dhe Partia Socialdemokratike (SDP)”, shprehet Bardhi.

Sipas tij, me vite të tëra, subjektet relevante politike nuk arrijnë lehtë të merren vesh.

Kreu i LD në MZ nuk përmend me këtë rast përçarjet e partive parlamentare shqiptare, të cilat as klubin e deputetëve nuk arrijnë ta bëjnë, por as të formojnë pushtetin lokal në Ulqin, e lëre më të hartojnë një dokument të përbashkët që do të kontribuonte, pa dyshim, në lëvizjen e përmirësimit, pikërisht të çështjes shqiptare në këtë vend. /Koha Net/

KOMENTOJE

Previous Post

Përkrahësit e listës për Shqipërinë Natyrale , së shpejti do ta themelojnë këtë organizatë edhe në Mal të Zi

Next Post

Blunt thotë ta ketë shmangur nisjen e Luftës së Tretë Botërore në Kosovë

Next Post
Blunt thotë ta ketë shmangur nisjen e Luftës së Tretë Botërore në Kosovë

Blunt thotë ta ketë shmangur nisjen e Luftës së Tretë Botërore në Kosovë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org