• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 23 Janar, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Në Parlament sot diskutohet mbi statusin e ri të Tuzit?

27 Prill, 2017
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Parlamenti i Malit të Zi sot do të fillojë seancën e re të rregullt, ndërsa në mesin e temave të propozuara janë edhe ndryshimet e plotësimet e ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi me të cilin parashihet që Tuzi të jetë komunë e pavarur.

Ligji siç arsyetohet do të zbatohet prej 1 shtatorit të vitit 2018.

Për funksionimin pa pengesë të komunës së posaformuar parashihet formimi i këshillit organizativ.

Në këshill do të jenë nga 3 anëtar të komunës në të cilën ka ardhur deri tek ndryshimi territorial dhe të komunës së posaformuar dhe një perfaqësues resor i ministrisë.

Të përkujtojmë se me ligj precizohet afati për shpalljen e zgjedhjeve të para të kuvendit të komunës së posaformuar të cilat i shpall presidenti i Malit të Zi.

Sipas këtij projekt-ligji, komuna do të fitohet pa organizimin e referendumit, ndërsa neni i cili flet për nevojën e organizimit të referendumit në ligjin për organizimin territorial nuk është fshirë, çka dhe jep hapësirë ligjore që fitimi eventual i komunës të anulohet në Gjykatën Kushtetuese.

Këtë dyshim e kishte shprehur edhe këshilltari i Iniciativës Qytetare në Kuvendin e KU Tuz, Vasel Sinishtaj, i cili për portalin tonë ka thënë se “ajo që mund të pritet është pikërisht nisma e kujt të duash tek Gjykata Kushtetuese, ngase nga Ligji për Organizimin Territorial nuk e kanë fshi nenin i cili flet për nevojën e organizimit e referendumit”.

Ai rikujtoi Ligjin për liritë dhe të drejtat e pakicave i cili u aprovua vetëm 20 ditë para referendumit për pavarësimin e Malit të Zi, por i cili më pas u anulua nga Gjykata Kushtetuese. /MALESIA.ORG/

 

Tags: Komuna e MalësisëKomuna e TuzitParlamenti i Malit të Zi
Previous Post

Njoftim: Muzeu Etnografik i Malësisë, shënon 15 vjetorin e themelimit

Next Post

Lirohet Ramush Haradinaj

Next Post

Lirohet Ramush Haradinaj

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org