• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 11 Janar, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Qeveria e re: Opozita me vende ministrore – Shqiptarët injorohen

11 Maj, 2016
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Gjeloshaj - NimanbeguNë rikonstruktimin e Qeverisë, partitë opozitare që votuan kundër Qeverisë Djukanovic do të marrin poste ministrore, ndërsa dy partitë shqiptare që shpëtuan atë qeveri, nuk janë as në plan të bisedimeve!

Pas votëbesimit të Qeverisë Djukanovic në muajin janar, e cila kaloi ngushtë më 42 vota pro, nga 41 të nevojshme, Kryeministri malazez filloi negociatat me pjesë të opozitës për rikonstruktimin e Qeverisë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes Kryeministrit dhe pjesë të opozitës – DEMOS- URA dhe SDP, këto parti të opozitës do të marrin Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Punës dhe Përkujdesjes Sociale. Sipas marrëveshjes, opozitarët propozojnë edhe nënkryetarin e Qeverisë. Sipas gjitha gjasave, edhe partia tjetër opozitare SNP do të mbajnë ministri.

Por rroli i partive shqiptare në Qeverinë e ardhshme ende nuk është diskutuar, deri më tani nuk është përmendur asnjë resurs qeveritarë i cili mund të u takonte partive shqiptare nga dy koalicionet shqiptare.

Deputetët Genci Nimanbegu (Forca) dhe Nik Gjeloshaj (Alternativa Shqiptare) kishin votuar pro votëbesimit të Qeverisë Djukanovic, votat e të cilëve, në fakt ishin shpëtimtare të qeverisë së Djukanovic-it. Nga 41 të nevojshme, qeveria fitoi 42 vota.

Gjeloshaj pas votëbesimit disa herë kishte deklaruar se pret që nga radhët e dy koalicioneve shqiptare të u takojë Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave Nacionale . “Krahas pjesëmarrjes në qeveri, kërkojmë zgjedhje në Malësi për komunë në kuadër të kryeqytetit”, kishte deklaruar Gjeloshaj. Megjithatë deri me tani asgjë nuk është bërë në këtë drejtim.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2012, dy koalicionet shqiptare “Koalicioni Shqiptar” (PD, ASH, LDMZ) dhe “Forca për Bashkim” (Forca, Iniciativa Qytetare, Perspektiva) kishin nënshkruar marrëveshje-përkrahje për Qeverinë Djukanovic. Pas ardhjes në vendin e deputetit të Nik Gjeloshajt në vend të Fatmir Gjekës, edhe përkundër marrëveshjes së koalicionit që ai përfaqëson, Gjeloshaj jozyrtarisht kishte deklaruar se nuk është pjesë e shumicës parlamentare. Megjithatë kjo u vërtetua me votën e tij pro-qeverisë në muajin janar.

Se a do të shpërblehen dy deputetët shqiptarë për përkrahjen që kanë dhënë, do të shihet në ditët në vijim. /MALESIA.ORG/

Tags: Alternativa Shqiptare (ASH)Forca e re DemokratikeForca për BashkimGenci NimanbeguKoalicioni ShqiptarNik GjeloshajQeveria Djukanovic
Previous Post

Njoftim: SH.K.A “Rapsha” organizon program kulturo-artistik

Next Post

Alternativa Shqiptare hapi degën e vet në Plavë

Next Post

Alternativa Shqiptare hapi degën e vet në Plavë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org