• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Partitë shqiptare kanë paraqitur iniciativën për ndryshimin e Ligjit Zgjedhor

19 Dhjetor, 2015
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

partite shqiptareSinishtaj: Kërkojmë të respektohet Kushtetuta

Funksionari i Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj, në emër të partive politike shqiptare në Mal të Zi ka dorëzuar iniciativën për ndryshimin e Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, e cila do të siguronte katër vende në parlamentin e Malit të Zi për partitë shqiptare.

Sinishtaj, iniciativën në emër të partive shqiptare e ka dorëzuar të enjten në Parlament, Qeveri dhe Presidencë.

Iniciativa është nënshkruar nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Forca e Re Demokratike, Partia e Prosperitetit Demokratik, Iniciativa Qytetare – Tuz, Alternativa Shqiptare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Perspektiva.

“Me Kushtetutën e Malit të Zi garantohet veprimi afirmativ dhe përfaqësimi autentik. Megjithatë, ligji i ri për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve diskriminon shqiptarët, sepse sipas tij mund të fitojmë deri në tre mandate. Duke pasur parasysh se Kushtetuta parashikon përfaqësim proporcional, atëherë kjo do të thotë se shqiptarëve iu takojnë katër mandate, pasi shqiptarët janë pesë për qind e popullsisë totale në Mal të Zi , tha Sinishtaj për gazetën Pobjeda.

Sinishtaj rikujton se Iniciativës qytetare kroate, me 1,200 vota i është mundësuar një mandat, kurse për dy mandatet shqiptare në parlamentin malazez, në zgjedhjet e fundit ishin të nevojshme nga 6,200 vota për mandat, gjegjësisht 12,400 vota për dy mandate. Ai theksoi se nuk është kundër veprimit afirmativ ndaj kroatëve, boshnjakëve, apo cilës do pakicë tjetër në Mal të Zi, “por kërkojmë të njëjtën të drejtë edhe për ne. Dhe kjo është arsyeja pse kemi ngritur këtë iniciativë”, tha Sinishtaj. /MALESIA.ORG/

Tags: ligji zgjedhorPartia DemokratikePartia e Prosperitetit Demokratik (PPD)Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH)Alternativa Shqiptare (ASH)Forca e re DemokratikeIniciativa Qytetare - Tuz (IQ)Lëvizja Qytetare PerspektivaLidhja Demokratike në Mal të Zi (LDnëMZ)
Previous Post

Zgjidhet Këshilli Programor i Kohës Javore

Next Post

Kryeqendra e Malësisë, Tuzi në prag të festave të fundvitit (VIDEO)

Next Post

Kryeqendra e Malësisë, Tuzi në prag të festave të fundvitit (VIDEO)

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org