• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 12 Gusht, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

KKSH dënon sulmet ndaj Ambasadës Shqiptare dhe dhunën e policisë ndaj protestuesve

28 Tetor, 2015
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

kkshKëshilli Kombëtarë i Shqiptarëve në Malin e Zi dënon sulmet e Ambasadës së Shqipërisë në Podgoricë gjatë zhvillimit të protestave me datë 24 tetot 2015 por edhe dhunën e organeve të sigurisë ndaj protestuesve.

Reagimi i plotë:

“Me rastin e protestave të organizuara para ca ditësh nga një pjesë e opozitës në Mal të Zi, erdhi deri tek disa incidente, për të cilët unë, si deputet shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi dhe si kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, e ndiej të nevojshëm reagimin.

Fillimisht, shpreh shqetësim për gjestin e ulët, atë të gjuajtjes në drejtim të Ambasadës së Shqipërisë në Mal të Zi, gjest ky fare i panevojshëm të cilin e denojmë dhe e vlerësojmë, jo vetëm kundër Ambasadës së Shqipërisë, por edhe si qëndrim ndaj shqiptarëve në tërësi. Jam dakord që populli të shprehë pakënaqësitë me format demokratike, por kurrësesi ta shfaqë shqetësimin duke u treguar të dhunshëm, mbi të gjitha, të dhunshëm ndaj dikujt që nuk ka asnjëfarë përgjegjësie për proceset politike në Mal të Zi.

Edhe dhuna drejtuar organeve të sigurisë është gjest që duhet denuar. Të diskutohet për problemet dhe të kërkohet zgjidhja e mirëfilltë në institucione, duke u bazuar tek dialogu dhe vullneti i mirë, ky, mendoj, do të ishte një sugjerim i mirë.

Kemi apeluar para se të ndodhte, po apelojmë përsëri, duke theksuar se secili incident është një hap prapa në demokratizimin e Malit të Zi dhe në rrugën tonë të integrimeve. Si qytetarë të kujdesshëm, duhet të veprojmë me maturi, të shpërndajmë paqe, tolerancë dhe zgjidhjet e problemeve t’i arrjmë përmes dialogut, siç u shkon përshtat vendeve demokratike.

Andaj i bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politik, që me retorikën dhe veprimet e veta, të reagojnë dhe në mënyrën më serioze dhe më të përgjegjëshme të qetësojnë tensionet e panevojshme”, shkruan në reagimin e KKSH-së, e nënshkruar nga Kryetari Genci Nimanbegu. 

Tags: ambasada Shqiptare në PodgoricëGenci NimanbeguKëshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e ZiKKSHProtesta
Previous Post

Takim i KKSH-së me deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Next Post

Njoftim: Bashkim fondesh për realizimin e shtatores së Dedë Gjon Lulit në Tiranë

Next Post

Njoftim: Bashkim fondesh për realizimin e shtatores së Dedë Gjon Lulit në Tiranë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org